Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se në mbledhjene grupit parlamentar, u diskutua për draftin e opozitës për Reformën në Drejtësi. Kjo deklaratë e Bashës është komentuar nga kryetari i Komisionit të Posaqëm për Reformën në Drejtësi, i cili tha se në se PD ka një draft të vetin jashtë komisionit kjo do të thotë arsye për të vonuar reformën.
“Nëse opozita ka një draft do të thotë përpjekje për ta shtyrë procesin. Janë të ndryshme një draft alternative dhe propozimet nga opozita”, ka deklaruar Xhafaj.
Kreu i Komisionit tha se sot u diskutua për kapitullin e prokurorisë dhe u debatua mbi opinionin final të Venecias.