Suedia befason sërish: Asnjë izolim, edhe ata mbi moshën 70-vjeçare të mos izolohen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedia befason sërish: Asnjë izolim, edhe ata mbi moshën 70-vjeçare të mos izolohen

09:12 | 28/10/2020
në Bota, Kryesore
0

Derisa vendet e tjera evropiane po shtrëngojnë masat kufizuese, për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me COVID-19, Suedia ka porositur qytetarët e saj mbi moshën 70 vjeçare që të mos izolohen.

Njoftimi erdhi nga qeveria suedeze me shpjegimin që Suedia regjistron numër më të ulët të njerëzve të infektuar sesa në pranverë dhe se izolimi la pasoja në shëndetin mendor të popullatës së moshuar.

“Agjencia e Shëndetit Publik ka vendosur që të moshuarit, si dhe ata në grupet e tjera të rrezikut, nuk do t’i nënshtrohen masave specifike, ata do t’u nënshtrohen të njëjtave rekomandime si pjesa tjetër e popullsisë”,- tha ministrja suedeze e Shëndetësisë, Lena Hallengren, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Read more

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Luftimi i koronavirusit pa izolim në Suedi
Suedia aktualisht ka një total prej rreth 110 000 të infektuarve me koronavirus dhe mbi 5 900 vdekje. Numri i të infektuarve është rritur vazhdimisht javët e fundit, por është ende dukshëm më i ulët se në vendet e tjera të Evropës.

Në Republikën Çeke, janë shtrënguar masat për të përballuar rritjen e madhe të rasteve të reja. Belgjika, Holanda, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu shtetet që kanë shënuar rritje të madhe.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Suedi është më i lartë se në vendet e tjera skandinave, por gjithsesi më i ulët se numri i regjistruar nga vendet që kanë ndërmarrë masa më të rrepta si Spanja ose Mbretëria e Bashkuar.

Një qasje tjetër
Që nga fillimi i pandemisë, Suedia ka pasur një qasje të ndryshme nga pjesa tjetër e Evropës – duke u mbështetur në masa vullnetare për të promovuar distancën fizike dhe sjelljen e ndërgjegjshme të qytetarëve të saj -, por Suedia i kishte izoluar shtëpitë e pleqve, kur numri i të infektuarve filloi të rritet dhe kur vdekjet tek të moshuarit u rritën.

Strategjia e Suedisë që bazohet mbi përgjegjësinë personale, dhe jo kufizimet dhe bllokadat e rrepta, është kritikuar pas vdekjeve në pranverë, kryesisht në shtëpi të pleqve, por zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vlerësuar modelin e tyre si “të qëndrueshëm”.

Strategjia bazohet në premisën që rekomandimet mund të zgjasin për vite me radhë dhe se do të ishte një “katastrofë” për të hapur dhe mbyllur shkolla dhe restorante çdo herë, dhe kjo do të bënte më shumë dëm për shërbimet publike ose bizneset sesa mbyllja e tyre menjëherë dhe përgjithmonë.

Gjatë shtatorit, kur numrat filluan të rriteshin përsëri pas një vere të qetë, Suedia megjithatë e konsideroi rikthimin e masave.

“Numri mesatar i infeksioneve të reja po rritet”,- tha Anders Tegnell, kryedemidologu Suedez, i cili shpiku strategjinë Suedeze, por shtoi: “ende nuk ka ndikuar në kujdesin shëndetësor. Çfarë saktësisht do të ndodhë, do të shohim”.

Në shtator, Anna Mia Ekstrom, një epidemiologe në Institutin Suedez Karolinska, qendra më e madhe e vendit për kërkime akademike në fushën e mjekësisë, foli për Radion Evropa e Lirë në lidhje me qasjen jo-kufizuese të Suedisë.

Lidhur me rëndësinë e jetës së njerëzve, kryesisht të njerëzëve të moshuar në shtëpi pleqsh, Ekstrom tha: “Ne patëm vdekje shumë herët, në mars dhe prill, në vendet ku kishte një përhapje (të virusit) dhe që kryesisht në shtëpi të specializuara të moshuarve për shkak të kushteve të papërshtatshme të punës, e cila përfshinte mungesën e pajisjeve mbrojtëse, kur dinim më pak se si të mbronim të moshuarit”.

“Por, kur institucionet shëndetësore dhe politikëbërësit kuptuan se nuk ishte gjë e mirë që infeksioni hyri në shtëpi pleqsh dhe se kaq shumë njerëz vdiqën në javët e para, gjërat u përmirësuan në mënyrë dramatike”.

Ekstrom shpjegoi, pse ajo beson që qasja e Suedisë për të luftuar COVID-19 është më e qëndrueshme në planin afatgjatë krahasuar me masat kufizuese nga vendet e tjera evropiane: “Strategjia ka qenë gjithmonë më e qëndrueshme – propozimi i masave që janë të pranueshme nga popullata në planin afatgjatë. Ne kurrë nuk kishim mbyllje të plotë, kishim rekomandime të rrepta për sa i përket punës nga shtëpia, mësimi në arsimin e lartë zhvillohet në distancë, distancimi shoqëror dhe shmangia e kontaktit të panevojshëm me të moshuarit, higjiena e duarve, pra masa të këtij lloji që njerëzit në masë të madhe i kanë pranuar”.

Sidoqoftë, ka patur polemika, nëse pacientët e moshuar në nevojë morën gjithë ndihmën e nevojshme, kur kishin nevojë për të.

Tagnell thotë se vdekshmëria e lartë në Suedi nuk ka asnjë lidhje me strategjinë e luftimit të koronavirusit të Suedisë dhe se Suedia nuk mund të krahasohet me Norvegjinë dhe Finlandën, sepse shumica e vdekjeve në Suedi lidhen me shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë për të sëmurët rëndë dhe dobësitë e tjera janë identifikuar më parë”,- citohet nga Newsweek.

Ai pranon se ata nuk prisnin kaq shumë vdekje dhe se “patjetër që diçka shkoi në drejtimin e gabuar, por që vetë strategjia nuk është e gabuar”.

Suedia e pranon se është dashur të vendosë masa më të ashpra kundër pandemisë
Deri më tani, suedezët mbi moshën 70 vjeç janë këshilluar të shmangin kontaktet fizike, të mos përdorin transport publik, të mos shkojnë në dyqane dhe vende të tjera publike – masa që kanë ulur numrin e të infektuarve, por, nga ana tjetër, kanë lënë pasoja të konsiderueshme negative mbi cilësinë e përgjithshme të jetës së shumë njerëzve të moshuar.

Suedia ishte relativisht e hapur në krahasim me vendet e tjera skandinave, qytetarët e saj, sipas rekomandimeve, punonin nga shtëpia ose udhëtonin me biçikleta.

Suedezët e moshuar tani këshillohen të ndjekin masat që zbatohen nga pjesa tjetër e popullsisë – duke shmangur tubimet më të mëdha, duke qëndruar në shtëpi në simptomat e para të sëmundjes dhe duke ruajtur distancën fizike.

Sipas BBC, John Carlson, kreu i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, tha se rekomandimet e mëparshme kishin ndihmuar në uljen e përhapjes së infeksionit në mesin e popullatave më të prekshme, por që pasojat mendore dhe fizike ishin të dukshme për shkak të kohëzgjatjes së pandemisë.

“Rrezik për individët do to të vazhdojë. Disa do të sëmuren, por ne duhet të gjejmë një balancë”,- tha Carlson.

Sidoqoftë, siç theksoi ministrja suedeze e Shëndetësisë, Lena Hallengren, kjo nuk do të thotë kthim në jetën normale: “Jeta e përditshme nuk mund të jetë si para pandemisë, por ka shumë mënyra për të jetuar dhe jo vetëm të mbijetosh”.

/ Marrë nga RD/

Etiketa: Agjencia e Shëndetit PublikAnna Mia EkstromCOVID-19epidemiologëizolimLena HallengrenOBSHOrganizata Botërore të ShëndetësisëPandemiaqasjesuedia

Të Lidhura

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

nga 27
10:17 | 24/02/2026
0

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur...

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

nga 27
09:59 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një...

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

nga 27
09:47 | 24/02/2026
0

Sot është një ditë ndryshe për Rey Manaj. Lushnjari ka ditëlindjen dhe ditën e sotme feston 29-vjetorin e tij të...

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

nga 27
09:35 | 24/02/2026
0

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur...

Para
Rreth 200 të infektuar dhe 9 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut rrit kapacitetet e testimeve ndaj COVID-19, do të realizojë 150 më shumë çdo ditë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

10:17 | 24/02/2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

09:59 | 24/02/2026
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

09:47 | 24/02/2026
Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

09:35 | 24/02/2026
Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

09:29 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –
  • Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –
  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com