Lista me emrat e shtetasve nga Izraeli që ndodheshin në Vlorë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Një qarkore e vitit 1939, e lëshuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, parashikonte regjistrimin e të gjithë shtetasve izraelitë që jetonin në Shqipëri, me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në mbrojtje. Qarkorja e Ministrisë së Brendshme i drejtohet të gjitha prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të gjitha të dhënat personale.
Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit, i vitit 1939, dëshmon për përpjekjet e shtetit shqiptar për të marrë në mbrojtje shtetasit hebrenj.
Në përgjigje të qarkores, Prefektura e Rrethit Vlorë, paraqet pranë Ministrisë, listën me emrat e hebrenjve që gjendeshin në këtë Prefekturë në atë kohë.
Më poshtë botohet Qarkorja dhe përgjigja e Prefekturës Vlorë për Ministrinë e Brendshme bashkë me listën e hebrenjve që ndodheshin në këtë Prefekturë.
Në artikullin e ardhshëm do publikohet lista e hebrenjve në Tiranë dhe Shkodër ku përfshihen fakte interesante për familjen Shvarc, pjesë e së cilës është edhe përkthyesi i famshëm Robert Shvarc.