Idrizi: Berati një qytet i harruar nga politika – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Berati një qytet i harruar nga politika

18:00 | 16/05/2016
në Uncategorized
0

Mesila Doda: Familja shqiptare është ajo e një burri, gruaje dhe fëmijët, të detyruar ta ruajmë këtë

Mesazhe të rëndësishme kanë përcjellë në takimin me strukturat në Berat, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ligjvënësja Mesila Doda, si dhe deputetët  Tahir Muhedini e Aqif Rakipi.

“Familja shqiptare është ajo e një burri, gruaje dhe fëmijët, jemi të detyruar ta ruajmë këtë.”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ky është qëndrimi i pandryshueshëm, i PDIU-së, kundër ndryshimeve në Kushtetutë për familjen. Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ripërsëriti qëndrimin kundër martesave gay, duke theksuar se PDIU është rreptësisht kundër ndryshimeve të propozuara në Kushtetutë, të cilat prekin thelbin e familjes.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje mbledhje te forumit te grave te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a meeting of the Women's Forum of the Party for Justice, Integration and Unity, in Tirana hotel.

“Fillimisht, thanë që do ndryshojmë Kushtetutën, me qëllim që të bëjmë reformën në drejtësi, sepse ky vend ka nevojë për një drejtësi të mirë, sepse ky vend ka nevojë për drejtësi mbi të gjitha. Bashkë me reformën në drejtësi na erdhën nene të tjera, nene të cilat ndryshojnë Kushtetutën dhe prekin sistemin shoqëror të Shqipërisë, prekin familjen. Ajo që na erdhi në Parlamentin e Shqipërisë ishte që bashkë me ndryshimet e tjera duhet të kalonte udha që jep mundësinë e martesës brenda së njëjtës gjini. Kjo do të thotë që familja shqiptare nuk do ishte ajo të cilën ne dimë, e njohim, familja e burrit, gruas dhe fëmijëve, por mund të ishte edhe ajo, sipas kërkesave të shoqatave LGBT e pro LGBT, edhe me dy burra, me dy gra. Unë nuk besoj se kjo është familja shqiptare, unë nuk besoj se kjo është familje, tek e fundit. Mund të jetë mënyrë tyre e të shprehurit seksualitetin dhe nuk diskriminojmë askënd për këtë pjesë, por di që familje është ajo e një burri dhe një gruaje bashkë me fëmijët dhe ne kemi detyrimin që ta ruajmë këtë”, u shpreh Doda në një takim me strukturat e kësaj partie në Berat.

Ndërsa kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha para anëtarëve se qyteti i Beratit vuan nga papunësia dhe harresa. Sipas tij në këto 25 vjet politika e ka lënë mënjanë Beratin.

“Ndodhesh në një qytet 2400 vjeçar dhe ndjehesh shumë mirë si turist, por shumë shpejt e kupton që për qytetarët e Beratit është një realitet tjetër. Është një realitet i dhimbshëm, ku mungesa e punësimeve i largon njerëzit, mungesa e prespektivës, mungesa e vëmendjes së Qeverisë Shqiptare, karshi një qyteti që do ta kishte për nder çdo shtet i botës dhe do të investonte për të. Fatkeqësisht e kupton që Berati me vlerë kaq të madhe historike, kulturore, ka ngelur një “xhep” dhe jashtë vëmendjes së pushtetarëve, kjo jo vetëm tani, por për 25 vjet. Po ku janë sot qytetarët e Beratit? Janë kapluar nga varfëria, lënia mënjanë, papunësia, mungesa e shpresës. Kjo është arsyeja pse ne ju ftojmë, që të bëheni pjesë e PDIU-së, sepse unë jam i bindur që me qytetarët e Beratit, rritja e kësaj force politike do ta ndryshojë dhe do të kthejë vëmendjen karshi këtij qyteti të lashtë siç është Berati”, tha Shpëtim Idrizi.

pdiuGjithashtu ai u shpreh se do kërkojë që marrëveshjet që PDIU ka bërë të zbatohen dhe theksoi se PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe.

“Padyshim unë ju jap fjalën si kryetar i PDIU-së, që ne do të insistojmë me patjetër, që marrëveshjet, të cilat kemi bërë të zbatohen edhe në qytetin e Beratit. Ne kemi bërë 3 palë zgjedhje, pa komisionerë, me zemër dhe me përkrahjen tuaj. Sot ne jemi nisur të bëhemi një parti e madhe, e të gjithë shqiptarëve. Unë ju ftoj që ta hapni PDIU-në me të gjithë qytetarët e Beratit, me gjithë ata që identitetin, patriotizimin, vlerat e familjes, të kombit, i vënë në qëllim dhe shërbim të atdheut. Të luftojmë me forcën tonë kundër varfërisë, kundër padrejtësisë”, u shprehIdrizi para anëtarëve në qytetin e Beratit.

Deputeti Aqif Rakipi tha se PDIU do të dyfishojë mandatet e saj, në mënyrë që të jetë pjesë e kabineteve qeveritare.

“Partia jonë nuk është vetëm parti çame, por parti e gjithë shqiptarëve. Mendohet se elektorati jonë është në Jug, por ne kemi marrë shumë vota në Veri, sidomos në Dibër. T’i dyfishojmë mandatet tona, që të jemi pjesë e kabineteve qeveritare”, tha Aqif Rakipi.

Deputeti Tahir Muhedini i bëri thirrje qytetarëve të Beratit që në zgjedhjet e ardhshme të kenë deputetin e tyre të PDIU-së.

“Partia jonë i bën thirrje çdo qytetari të majtë dhe të djathtë, të vij të anëtarësohet dhe të japë kontributin e tij. Në zgjedhjet e 2017-s, ne duhet të kemi deputetin e parë të Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qytetin e Beratit”, tha Muhedini.

Kryetarja e PDU-së në Berat, Hajrie Mbrati tha se sot numërohen qindra anëtarë të rinj. Në PDIU aderojnë çamë dhe jo çamë. Kjo tregon se PDIU është parti e hapur, parti e gjithë shqiptarëve. Çdo i ri dhe e re, çdo grua dhe kushdo tjetër mund të anëtarësohet në PDIU.

Etiketa: Aqif RakipiHajrie MbratiMesila DodaPDIUShpetim IdriziTahir Muhedini

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
TCH: Prokuroria pengon arrestimin e “Eskobarit”

Urdhër arresti grek për “Eskobarin” e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com