Shkrimtari Roberto Saviano: Klanet e Tiranës dhe Shkodrës kontrollojnë drogën në Romë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrimtari Roberto Saviano: Klanet e Tiranës dhe Shkodrës kontrollojnë drogën në Romë

15:05 | 23/09/2020
në Kryesore
0

Atentati ndaj një 38-vjeçari shqiptar në plazhin e Torvaianica në periferi të Romës ka tërhequr një vëmendje të madhe në shtypin italian. Bëhet fjalë për Selvadi Shehajn, i cili u qëllua të dielën me dy plumba në plazh nga një person ende i paidentifikuar. Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Për shkak se Shehaj sapo ishte liruar në arrest shtëpie, pasi kishte bërë dy vjet e gjysmë burg për trafik droge (iu gjetën 5 kg marijuanë) të gjitha hetimet janë përqendruar në këtë drejtim dhe dosjen e ka marrë në dorë anti-mafia e Romës.

Komentet kanë qenë të shumta, por ka tërhequr vëmendjen ai i publicistit Roberto Saviano, një emër që e njohin të gjithë për dëshmitë që ka bërë prej vitesh për mafian italiane. Në një koment të gjatë të publikuar në mediat italiane të quajtur “Mesazhi i Mafias që qëlloi në plazhin e Romës”, Saviano thotë që grupet kriminale shqiptare tashmë janë bërë mjaft të fuqishme në kryeqytetin italian.

Saviano thotë se përgjithësisht grupet mafioze italiane të Camorra dhe Ndragheta kanë qenë të kujdesshëm në Romë për të mos derdhur gjak në kryeqytet. Teksa në jug ka mbizotëruar shprehja “zona nostra” (toka jonë), ku mund të eliminoje nga polici më i thjeshtë deri te prokurorët dhe gjykatësit, në Romë mafiozët kishin një lloj kodi që përmblidhej me shprehjen “mos qëllo aty ky ha”. Por atentati i fundit ndaj shqiptarit 38-vjeçar, sipas Savioanos tregon se edhe Roma është kthyer në një “zona nostra”. Saviano thotë se vitet e fundit ka pasur një zhvendosje të klaneve mafioze.

Read more

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

“Tani Roma është bërë “zona nostra”. Për pak kohë kryeqyteti ka përjetuar një krizë të rëndësishme kriminale. Dinamika është shumë e qartë. Historikisht, organizatat e mëdha kriminale që sunduan mbi Romën – në dekadat e fundit kalabrezët dhe Kamorra napolitane dhe kazaleze – gjithmonë u kanë lënë rolin e kontrollit të rrugëve klaneve lokale (të tilla si Casamonica, Spada në Ostia, por edhe Piscitelli…). Kjo strukturë lejoi Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra të kufizoheshin në koordinimin e punëve pa pasur nevojë të merreshin drejtpërdrejt me çështje armësh.

Tani Piscitelli u eliminua, Carminati u ndalua tani për tani te fuqia e tij kriminale edhe pse në vëmendjen e medias ai shihej si “star”, megjithëse ishte nga nivelet e ulëta. Grupet mafioze të jugut (Napolit dhe Palermos) kanë ende të pacenuar fuqinë mbi Romën.
Carminati, Diabolik, Spada… visheshin si mbretër, por ata ishin vetëm mblesë. Sot, fuqia e tyre po kalon në familjet mafioze shqiptare. Duke u bërë shumë të fuqishëm pas pranisë së tyre prej dekadash, sot përcaktohen si mafia e re romane. Ata janë operacionalisht të efektshëm sepse mund të mbështeten në lidhje të shumta dhe të ngushta familjare.

Atentati në Torvaianica ishte, në fakt, kundër një të riu shqiptar me histori droge. Klanet e Tiranës dhe Shkodrës drejtojnë drejtpërdrejt në sheshet e Romës, kontrollojnë ngarkesat dhe kanë një rol të privilegjuar ndërlidhjeje me kartelet historike kalabriane dhe të Campanias, të cilave u ofrojnë marihuanë me çmime të pakrahasueshme, duke mbajtur monopolin e këtij trafiku”,- shkruan Saviano.

Etiketa: CamorradrogëklanetNdraghetaRoberto SavianoromeSelvadi ShehajShkodershkrimtariShkrimtari Roberto Saviano: Klanet e Tiranës dhe Shkodrës kontrollojnë drogën në Romë

Të Lidhura

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
09:00 | 04/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Para
Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori

Policia e Durrësit ndalon 14-vjeçarin, në çantën e dorës i gjendet një pistoletë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com