DW: Corona dhe BE, bashkë apo të ndarë kundër Covid-19? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Corona dhe BE, bashkë apo të ndarë kundër Covid-19?

15:15 | 14/09/2020
në Bota, Kryesore
0

Kur të takohen të hënën e të martën (14-15.09) anëtarët europianë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë diçka do të jetë ndryshe:  Pandemia e detyron OBSH të zhvillojë takimin e parë virtual. Tema kryesore e takimit të shkurtuar, sigurisht pandemia e Coronës. Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, (ECDC) në hapësirën europiane bashkë me Britaninë e Madhe ka më shumë se 2.500.000 vetë të testuar pozitivisht me virusin SARS-CoV-2 (gjendja e 13 shtatorit). OBSH e vlerëson solidaritetin e madh brenda vendeve europiane. “Kjo është vërtet impresionuese. Përkundër të gjitha gjasave madje edhe kur kufijtë ishin të mbyllur, kemi pasur shumë mbështetje”, thotë Dorit Nitzan, drejtoreshë e Emergjencës në Zyrën Rajonale të Europës për OBSH. Tek Europa për Organizatën Botërore të Shëndetësisë nuk renditet vetëm kontinenti, por edhe Azia Qendrore dhe Izraeli.

Dorit Nitzan WHO Emergency Director für Europa (picture-alliance/dpa/V. Prokofyev)

Dorit Nitzan

Fillimi me probleme

E parë nga jashtë në fillim solidariteti europian nuk ishte aq madh. Gati në mënyrë të njëanshme, Franca, Gjermania, dhe Zvicra ndaluan apo kufizuan eksportin e veshjeve mbrojtëse mjekësore. Tregu botëror atë kohë gati ishte bosh. Po ashtu pa ujdi mes tyre vendet e BE mbyllën kufijtë me fqinjët. “Ishin në të vërtetë vendet anëtare, që e frenuan Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian tek bashkëpunimi”, vlerëson eurodeputeti dhe zëdhënësi për çështjet e shëndetësisë i Partive Popullore Europiane, Peter Liese.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Problemi është se në BE për çështjet e shëndetit publik është çdo vend vetë përgjegjës . BE vetëm mund të mbështesë në këtë pikë. Vërtet që me ECDC ka një agjenci europiane të shëndetësisë, por ajo ka vetëm “kompetenca shumë të thjeshta”, thotë Liese. “Ata lejohen të bëjnë analiza, por përkundër autoriteteve kombëtare nuk mund të japin rekomandime.” Sipas Peter Liese, kjo ka për të ndryshuar. “Në javët e ardhshme do të ketë një propozim për forcimin e këtij institucioni.

Peter Liese, konservator europian dhe mjek vlerëson pozitivisht edhe bashkëpunimin aktual në luftimin e pandemisë. Pas një fillimi me probleme, gjendja “është dukshëm më e mirë”. Kur spitalet ishin të mbingarkuara, vendet europiane morën pacientë nga vende të tjera anëtare dhe dërguan ndihma apo personel mjekësor.”Ne kemi ndryshuar ligjet me qëllim që të ndihmohet pa burokraci”, thotë Liese. Edhe rregullat për verifikimin e vaksinave të reja janë ndryshuar, “me qëllim që kjo teknologji të futet shpejt në treg.”

Ndërkohë ka edhe tendera të përbashkët për veshjet mbrojtëse mjekësore apo vaksina, që BE do t’i sigurojë. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE në korrik pas diskutimesh të gjata vendosën krijimin e një fondi 750 miliardë euro për rimëkëmbjen. Por ende nuk ka

një zgjidhje të përbashkët për zhvillimin e aplikacioneve paralajmërues kundër Coronës, dhe ato nuk funksionojnë në vende të tjera. Tani Parlamenti Europian ka përpara një detyrë: të miratojë një ligj për mbrojtjen nga katastrofat. Bëhet fjalë që Komisioni vetë të sigurojë materialet e duhura në rast katastrofe pa kaluar njëherë rruga nga vendet anëtare. Edhe një katalog kërkesash është pak para miratimit, ai synon të çlirojë Europën nga varësia e prodhimit të ilaçeve në Kinë apo Indi. “Ne duam të ndryshojmë kuadrin ligjor në mënyrë të tillë, që t’ia vlejë sërish prodhimi i ilaçeve në Europë”, thotë Liese.

EU Parlament I Peter Liese (European Union 2020/E. Gomez)

Peter Liese

Një rrugë e gjatë përpara

Fillimi i verës ishte një moment i shkurtër pauze. Nga korriku shifrat e Coronës po rriten kudo. Ndërkohë ka ditë, ku në hapësirën ekonomike europiane dhe Britaninë e Madhe ku shënohen më shumë infeksione të reja se në një ditë të vetme në prill, edhe nëse kjo lidhet me shtimin e testimeve. Franca ka kaluar kufirin e 10.000 infeksioneve në ditë. Të dielën kancelari austriak, Sebastian Kurz bëri fjalë “për fillimin e valës së dytë”.

Drejtoresha e OBSH për Europën, Dorit Nitzan është e shqetësuar, se me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit sërish mund të kemi kufizimin e jetës publike deri në një “lockdown” të dytë. “Kjo do të dëmtojë këdo. Kemi mësuar gjatë pandemisë, se shpëtimi i jetës dhe mbrojtja e bazës jetësore shkon dorë për dorë.” Kurse politikani europiane Peter Liese është realist. “Na duhet të përgatitemi për kohë të vështira.” Prandaj BE duhet të jetë e bashkuar. “Po qe se secili bën çfarë do, dhe njerëzit nuk e kuptojnë këtë, atëherë kjo shkakton pasiguri.” Liese kritikon faktin që Hungaria ka mbyllur kufijtë për shumë europianë, por çekët lejohet të udhëtojnë, megjithëse edhe aty infeksionet janë shtuar. “Secili prej nesh është përgjegjës për të mbrojtur personat e rrezikuar”, mendon Dorit Nitzan. Sipas saj disa e marrin me mendjelehtësi infektimin, duke injoruar edhe pasojat afatagjata të pandemisë. “Shqetësohem, kur shoh që njerëzit protesojnë kundër masave të mbrojtjes. Më shqetëson, kur dëgjoj, që presim të krijohet imuniteti i tufës, apo që pandemia nuk ekziston.”DW

Etiketa: BECoronaDorit NitzanDWOrganizata Botërore e ShëndetësisëPandemiaPeter Liese

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

4 viktima dhe 55 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com