Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 561 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 50 raste të reja dhe 5 persona kanë humbur jetën.
Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.