Plagosi me thikë 45-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Policia e Tiranës autori.
Sekuestrohet mjeti prerës thikë me të cilën autori ka plagosur 45-vjeçarin.
Policia menjëherë organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:
A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.