Më në fund një lajm i mirë ka ardhur nga studimet për vaksinën e koronavirusit.
Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, e quajtur ChAdOx1 kundër Covid-19, ka shfaqur shenja pozitive.
Rezultatet kanë dalë pozitive tek 1.077 persona të cilët janë vaksinuar. Trupi i tyre ka krijuar antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut që luftojnë koronavirusin.
‘BBC’ raporton se gjetja e kësaj vaksine është premtuese, por është ende shumë shpejt të dihet nëse kjo është e mjaftueshe për të ofruar mbrojtje të sigurt nga Covid-19.
Sakaq, menjëherë pas rezultatit pozitiv Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza të vaksinës.