Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi theu urdhrin e gjykatës për “arrest shtëpie”.
36 vjeçari ra në pranga në prill të këtij viti për trafikimin e lëndëve narkotike, ku u kap me rreth 2 kilogram marijuanë në makinë.
Ndërsa, mbrëmjen e djeshme shqiptari u pikas jashtë shtëpisë së tij teksa largohej me biçikletë.
Sipas mediave fqinje, natën e kaloi në dhomat e kompanisë Novafeltria ku më pas u shoqërua sërish për në shtëpi në pritje të seancës gjyqësore.