Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka ironizuar ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj.
Në një status në Facebook, Beqiraj ka komentuar tërmetin e ndjerë në Durrës dhe Tiranë një natë më parë, ku thotë se nuk duhet të shqetësoheni sepse ju vjen në ndihmë tigri.
“Paska rënë tërmet, mos u trembni! Vjen tigri”, shkruan Beqiraj
“Tigri” është epiteti me të cilin etiketohet ministri për rindërtimin e banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, e që më herët ka mbajtur edhe postin e ministrit të Financave.