Padia për shembjen e Teatrit/ Vokshi: Nëse SPAK vepron si i pavarur, përgjegjësit shkojnë në burg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Padia për shembjen e Teatrit/ Vokshi: Nëse SPAK vepron si i pavarur, përgjegjësit shkojnë në burg

16:11 | 02/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, së bashku me Çlirim Gjatën, kanë dorëzuar në SPAK padinë për shembjen e Teatrit Kombëtar, akt të cilin PD e konsideron të paligjshëm.

Sipas Vokshit, SPAK i ka të gjitha provat në tavolinë dhe nëse prokurorët nuk varen nga politika, atëherë përgjegjësit përfundojnë në burg. Vokshi tha se kallëzimi është bërë për këto nëntë vepra penale:

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përvec shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale.

Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Një vendimarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Partia Demokratike e konsideron çështjen e shmebjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funskionimin e pavarur të SPAK-ut. Me apatinë e deritanishme, SPAK ka zhgënjyër këdo që ka besuar se ky insticion do të ndëshkojë qeveritarët e korruptuar dhe bandat e krimit të organizuar.

SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokurorët të mos bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje çon pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Edi Rama në bashkëpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur më parë garën për konkurs sipas përcaktimeve të Ligjit për Prokurimet Publike. Këtë e pohuan edhe pas shembjes barbare të Teatrit, siç e cilësoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, siç shkroi der Standard. Është Edi Rama që ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels për këtë project që 1 vit e gjysëm përpara se kompania Fusha ta paguante atë, si project privat.

Nëse SPAK-u ka vullnet për të zbatuar ligjin, faktet janë të plota për ta ndëshkuar këtë korrupsion kriminal të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me Teatrin Kombëtar.

Ligji për Prokurimin Publik e detyron qeverinë shqiptare të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e Teatrit të ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar garën dhe duke diktuar vetë projektin dhe koston e lartë të tij, 30 milionë euro.

SPAK e ka për detyrë të ndalë jo vetëm grabitjen e truallit të teatrit dhe tokës publike, por edhe të 30 milionë eurove që do të merren borxh për të mbuluar pastrimin e parave të pista me projektin criminal të Edi Ramës për teatrin dhe Kullat që do ta rrethojnë atë.

Në një kohë kur shqiptarët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama, të ortakërisë së tij kriminale me një grusht njerëzish me të cilët po vjedh Shqipërinë, 30 milionë euro borxh janë një gur i rëndë edhe mbi shpinën e fëmijëve të prokurorëve të SPAK-ut.

Gjatë gjithë këtyre 22 viteve në politikë, në postet më të larta drejtuese si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, Edi Rama ka patur si qëllim vetëm pasurimin e paligjshëm.

SPAK ka në dorë një çështje historike që ndan dy kohë. Koha kur drejtësinë e bën politika duhet të marrë fund me vendosjen e drejtësisë për Teatrin. Kjo është koha kur qeveritarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg!

KALLËZIMI ËSHTË PËR KRYERJEN E 9 VEPRAVE PENALE TË MËPOSHTME:

1.         “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K.Penal,

2.         “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i K.Penal, “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga neni 160 i K.Penal,

3.         “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal,

4.         “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i K.Penal,

5.         “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga

6.         neni 259 i K.Penal,

7.         “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i K.Penal,

8.         “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333 i K.Penal

9.         “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i K.Penal.

KALLËZIMI DREJTOHET KUNDËR:

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;

Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tirane;

Arbjan Mazniku, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, në cilësinë e nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe propozues për shembjen e Teatrit Kombëtar;

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë;

Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit.

Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Etiketa: Albana VokshiÇlirim GjataIsh-deputetja e PD-sëPDshembja e teatrit kombëtarSPAK

Të Lidhura

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

nga 27
20:33 | 20/12/2025
0

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

nga 27
20:15 | 20/12/2025
0

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

nga 27
19:53 | 20/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me...

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

nga 27
19:39 | 20/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln...

Para
Skandali i mashtrimit nga partneri i Air Albania, reagon biznesmeni turk

Prokuroria turke kërkon 10 vite burg për Sinan Idrizin, dyshohet se mashtroi biznesmenin Adnan Polat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com