Opozita e Bashkuar, me përfaqësues z.Oerd Bylykbashi (PD) dhe z.Petrit Vasili (LSI), kanë kërkuar që mbledhja e radhës e Këshillit Politik për reformën zgjedhore të zhvillohet nesër në orën 17:00.
Kjo kërkesë vjen menjëherë pas takimit të Bashës me aleatët dhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Njoftimi i Opozitës së Bashkuar
Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00. Përfaqësuesit e Opozitës Oerd Bylykbashi Petrit Vasili