Takimi i Bashës me ambasadoren Yuri Kim, VOA: Opozita angazhohet që reforma zgjedhore të kryhet brenda majit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi i Bashës me ambasadoren Yuri Kim, VOA: Opozita angazhohet që reforma zgjedhore të kryhet brenda majit

19:19 | 26/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Opozita u angazhua sërish sot që të bëjë gjithçka sa i takon asaj për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda datës 31 maj. “Jemi të vendosur për këtë betejë. Do të bëjmë gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për ta zbatuar ligjin, në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme” – tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai i bëri këto komente pas një takimi me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.
“Shqiptarët duhet të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë, që meritojnë me votën e tyre dhe Shqipëria të ecë përpara, të mos mbahet peng i së shkuarës, por të hapë rrugën e integrimit europian dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore ekzistenciale të PD që nga dita e saj e parë” – tha zoti Basha.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, deklaroi se diskutimi me zotin Basha u bazua në të ardhmen, jo për të shkuarën. “Udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj. Ky është një afat kohor që e kanë vendosur vet udhëheqësit në bindjen e tyre. Opozita ka një punë të madhe përpara, por ndihem e inkurajuar nga diskutimi i sotëm dhe pres rezultate” – tha ambasadorja Kim.

Partia Demokratike falenderoi diplomaten amerikane për mbështetjen ndaj reformës zgjedhore. “Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është përparësi absolute e Partisë Demokratike, i opozitës së bashkuar dhe i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve mundësinë që t’u drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin qeverinë e tyre me votën e tyre të lirë, të pandikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit” – tha zoti Basha. Po sot, rinisi punën Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Opozita paraqiti aty propozime për transparencën e financimeve partiake.
Fondet e dyshimta në arkat e partive politike kanë sjellë prej vitesh shqetësimin se prapa tyre qëndrojnë kapja e shtetit nga korrupsioni i niveleve të larta. Opozita jashtë-parlamentare shkoi sot në tryezën e reformës zgjedhore me disa propozime mbi financimin e partive, mbi kuotat gjinore dhe përcaktimin e periudhave zgjedhore. Ndërsa opozita brenda-parlamentare propozoi rregulla të reja për të lehtësuar mbajtjen e referendumeve.

Read more

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Përfaqësuesit partiakë ranë dakord që një në tre kandidatë elektoralë të jetë zonjë, që zgjedhjet të mbahen në një muaj të pranverës ose të vjeshtës dhe që financimet private të partive politike të reduktohen me ligj, duke shtuar fondet shtetërore, për të larguar partitë nga korrupsioni politik.
Opozita propozoi uljen në minimum të financimeve private ndaj partive politike, forcimin e transparencës, verifikimin e financimeve dhe ndëshkimet për shkelësit. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike.

Opozita propozoi që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti, i cili nga e vet angazhohet të paguajë më shumë për të mbajtur partitë. Aktualisht ky raport është 1/10. Pra, partitë lejohen të marrin financime private 10 herë më shumë se sa financimet publike. Raporti i ri nuk është vendosur ende nga tryeza, por qëllimi është që hendeku të ngushtohet sa më shumë. Projekt – ligji i sjellë nga opozita, shton mekanizmat shtetërorë në kontrollin e shpenzimeve në fushatë, me qëllim që të ulet përdorimi i parave të pista në zgjedhje. Takimi tjetër është pas dy ditësh, ai vlerësohet si më i rëndësishmi nga pjesëmarrësit, sepse ka të bëjë me fshehtësinë e votës.

/VOA/

Etiketa: Ambasadorja e SHBA-veKryetari i Partisë DemokratikeLulzim Bashareforma zgjedhoreVOAYuri Kim

Të Lidhura

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

nga 27
09:08 | 06/06/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

nga 27
08:56 | 06/06/2026
0

Protesta kundër investimit në Zvërnec po përhapet dhe në diasporë. Ditën e sotme, e shtunë 6 qershor, shqiptarët kanë njoftuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Para
Veprim ç’njerëzor/ Nëna hedh foshnjen si leckë në tokë ndërkohë që zihet me të dashurin (film)

Veprim ç'njerëzor/ Nëna hedh foshnjen si leckë në tokë ndërkohë që zihet me të dashurin (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com