Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi në Itali.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 92 viktima, 42 më shumë se dje, pothuajse dyfishi. Numri total i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 32.877.
Ndërkaq janë regjistruar 300 raste të reja duke e çuar në 230.158 numrin e përgjithshëm të të prekurve. Në total në Itali janë shëruar 141.981 persona, ndërsa 541 ndodhen në gjendje kritike.
Në Itali që nga fillimi i pandemisë janë bërë afërsisht 3.5 milionë testime.