Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Bulqizë.
Mësohet se një motorr është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë ka mbetur i plagosur 30-vjeçari me iniciale B.LL, i cili është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës.
Sakaq, bëhet me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.