Në qytetin e Beratit, ditën e sotme kanë dal në protestë pronarët e lokaleve pasi ata po protestojnë për mbylljen e bizneseve në kuadër të masave nga Covid-19.
Pronarët shprehen se nuk kanë një shkresë zyrtare për mbylljen e biznesit të tyre.
Ata e konsiderojnë të padrejtë këtë vendim të qeverisë, pasi Berati është zonë e gjelbër dhe duhet të jetë hapur çdo ditë.
Më tej, pronarët e lokaleve theksojnë që nëse situata vazhdon në këtë mënyrë, atëherë janë të rrezikuar të falimentojnë.
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....









