“Biznesmeni i njohur Adnan Polat u mashtrua nga biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi, partner i Air Albania Airline. Idrizi mori paratë e Polat me premtimin për blerjen e një kompanie nafte në Shqipëri. Tani nuk ka asnjë kompani apo para…”
Në mediat turke ka bërë bujë mashtrimi i ish-presidentit të Klubit Sportiv Galatasaray, Adnan Polat. Sipas shtypit turk Polat u mashtrua nga miku i Edi Ramës, biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi, partner i Air Albania Airline.
Ja disa nga titujt e mediave turke lidhur me ngjarjen: “Adnan Polat u mashtrua nga një biznesmen shqiptar! I marrin 24 milionë lira”; “Ata mashtruan Adnan Polat se “ne do të blejmë një kompani”; “Adnan Polat u mashtrua nga partnerin e tij shqiptar për 24 milionë lira!”; “Tronditje e madhe nga partneri i tij për ish-Presidentin e Galatasaray!”;