Edi Rama kryeministri më i dështuar i historisë së europës për integrimin e vendit të tij në BE! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama kryeministri më i dështuar i historisë së europës për integrimin e vendit të tij në BE!

13:40 | 10/05/2020
në Kryesore
0

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Nga Aleksandër Biberaj

EDI RAMA KRYEMINISTRI MË I DËSHTUAR I HISTORISË SË EUROPËS PËR INTEGRIMIN E VENDIT TË TIJ NË BE! RAST UNIKAL NË HISTORINË E BE-së QË NJË VENDI I HAPEN NEGOCIATAT ME 15 KUSHTE DHE PA DATË FIKSE! SHQIPËRIA QË DUAM:) E RILINDJES KAMPION I REKORDEVE TË ZEZA EUROPIANE! FTESA E RAMËS PËR OPOZITËN HIPOKRIZIA E RADHËS! DITËN E EUROPËS POLICIA E EDI RAMËS DHUNON PROTESTUESIT PAQESOR TË TEATRIT KOMBËTAR!
Të dashur miq,
Dita e Europës shënonte edhe 75 vjetorin e fitores së madhe të aleancës së popujve të lirë (përfshirë edhe Shqipërinë) drejtuar nga fuqitë SHBA-Mbretëria e Bashkuar-Bashkimi Sovjetik kundër Gjermanisë dhe aleatëve të saj si dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. Natyrisht përveçse ditë kujtimi, nderimi, respekti dhe homazhi për të rënët e Luftës së Dytë Botërore, është edhe një ditë reflektimi, për të sotmen dhe të ardhmen e afërt të vendit tonë si pjesë e Europës por edhe e vetë BE-së. Në pozicionin e Zv. Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Europës, natyrisht që kam pasur mundësinë dhe rastin të njoh nga afër edhe me dokumenta autentike atë se çfarë ndodhi pas luftës, kur politikanët e shquar, burrat e shtetit si Konrad Adenaues, Alice De Gasperi, Winston Churchill, Jean Monnet apo Robert Shuman, duke u ngritur nga hiri dhe rrënojat e luftës, hodhën themelet e Bashkimit Europian. Integrimi i Shqipërisë në BE mbetet shumë larg asaj që ideuam, inspiruam, menduam apo imagjinuam në Dhjetorin e vitit 1990. Seicili prej nesh sheh me shumë trishtim faktin se Shqipëria vazhdon të mbetet shumë larg BE-së, dhe natyrisht që përgjegjësia kryesore e kësaj dekade i takon kryeministrit aktual dhe kastes së tij totalisht të inkriminuar, të korruptuar dhe të pa aftë. Kryeministri ka 7 vite që vetëm e largon Shqipërinë nga BE dhe është rasti i parë në historinë e BE-së që një vendi i hapen negociatat me kushte (fillimisht ishin 9 tani janë bërë 15) dhe pa një datë fikse për hapjen e negociatave. Kryeministri e ka shkrirë dhe bërë njësh politikën me krimi (rasti i parë në Europë), dhe e ka bërë Shqipërinë kampion europian për korrupsionin e jashtëzakonshme (dëmi i vlerësuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kap shifra të frikëshme të rëndit miliarda euro) si dhe për lidhjen e politikës me krimin e organizuar. Shqipëria është rasti i parë në Europë pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese si dhe rasti i parë në Europë që një parti-shtet ka 100% të pushteteve. Shqipëria e kësaj qeverie është rekordmen europian për kultivimin e kanabisit (tani kemi edhe iniciative të zezë ligjore të kryeministrit për ta legalizuar me qëllim që të pastrohen miliardat e fituara këto 7 vite), dhe tranzitimin e drogërave të forta. Ndërkohë që jemi vendi i fundit në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja, të cilat pothuajse mungojnë fare. Në Europë është rasti i parë që një kryeministër nuk pranon dhe nuk bën zgjedhje të lira dhe demokratike, përkundazi i manipulon ato ose bën votime një partiake të modelit të partisë shtet. Dhe rekordet e zeza dhe unikale të kësaj qeverie nuk kanë të mbaruara …për ta përmbyllur me mbylljen që i ka bërë popullit të tij si në kafaz duke i dhënë një kosto sociale, morale, psikologjike dhe ekonomike të jashtëzakonshme dhe të parikuperueshme, me pretekstin e corona virusit, vetëm e vetëm për interesa politike dhe ekonomike. Dhe më e keqja qytetarët shqiptar vazhdojnë të mbajnë pa konkurues pozicionin e popullit më të varfër në Europë, pavarësisht pasurive pa fund natyrore dhe mundësive për zhvillim që kemi. Ironia e fatit është se edhe Serbia që zhvilloi tre luftra në Ballkan në vitet 90 dhe Mali i Zi shtet i pavarur vetëm prej 14 vitesh, janë më pranë BE-së sesa ne.
E pra të dashur miq, KJO ESHTE SHQIPERIA QE DUAM:) e rilinjes, realitet që duhet ndryshuar në mënyrë urgjente nëpërmjet rrotacionit politik, i cili është jetik për të ardhmen e vendit tonë, për prosperitetin dhe interesin tonë kombëtar!

Etiketa: Aleksandër BiberajBallkanidita e europesedi ramaintegrimi I vendit në BE!kryeministri më i dështuar i historisë së europësMali i Zivendi i fundit në Europë

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Gëzuar Ditën e Europës!

Aktivistja e dhunuar nga Policia: Kam një djegie të brendshme, shpresoj mos jetë hemoragji (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com