Ditari i Ramazanit/ Melhemin edhe helmin, veç nji fije floku i dallon! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditari i Ramazanit/ Melhemin edhe helmin, veç nji fije floku i dallon!

10:02 | 08/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Shkruan Fjolla Spanca

Aty rreth mesit të muajit hirplotë, shpija gatitej për nji iftar, diqysh pak ma ndrysh! Gjysh Hamdiu e kish me merak të dalluem ditën, kur dostat e xhanit i vinin rrotull odës për ta shuajtun Mallin me Fjalë t’amla! Si esnaf që ish, shokët e jetës i zgedhte me sqimë t’madhe!

“Melhemin edhe helmin, veç nji fije floku i dallon! Të nxihet loçka me t’ra për hise, dosti i rremë” -, thoshte baci jonë! Ai,  Shpirt i Dashunuem n’Botna t’panjohuna për menjen e thatë!

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Sa e kujtoj, Gjyshi kish rreth t’madh miqasie; ca prej punës n’Fafos e ca prej krushqive, ca prej zanatit e ca prej tregtie! krahnori i tij i gjanë, ka pasë vend kahera, me i nxanë te tanë!

Ama, dostat; ata’ ashikat e zemrës së përvëlueme për t’Mirën e t’Praruemen, për Andrrën Matanë së rremës; gjyshi i ndante açik! Zaten, me ta’ Gzonin nji nyje kërthize t’veçantë! Nji Frymë që paqtohej me përmenjen e Emnave t’Bukur! Nji Frymë që çilte ndën trandafilishte pranverore!

Ditënetëve t’Bekueme, kur avitej vakti i grumbullimit, miqtë e bacit vinin avash – avash! Këmishat e tyne t’bardha, si qjejtë e paqtuem pas rrebeshit t’shiut, kallzonin për ngazëllimin e veshun me urtni të fitueme n’përvujtni! Edhe e Bardha rrotull Plisit diftonte mote t’shkueme n’Përpjekje e thjeshtësi!

Ma t’moqmit, kur uleshin n’mider, ju banin vend, sidomos djemurisë! Ngat’a’ngat! Tanaj, burrat, n’krye të mledhisë, e nxjerrnin Qitapin! Me sytë Përtej xhamave e shuplakat e duarve hapun në prit’ ja thoshin ma t’amlave Lutje, derisaaa t’ndjehej ezani i naltë – si shenjë për t’ju afrue sofrës!

Djemtë ma t’ri, honedon kanë qenë hyzmeqarë për iftar! Prej supës deri n’fli! Sa isha imcake, tinëz, përvjet shkojsha me i kqyr! Për habi, mue m’bahej se hala pa fillue – burrat iftarin e kishin marue! Gjithnji i nxijsha nga sofra tuj u çue; fiks kur e vendonin dorën n’zemër bacin për me e urue: nera t’u rrit’ e konaku t’baftë dritë! Neve na u shtoftë muhabeti, e ty oxhaku e shneti!

– N’ato mledhi, para se t’ndahej shërbeti e haxhimakullat, qe adet miqve me ju hedhun parfum n’pllamb t’dorës!

____
unë: qysh m’ka shkue menja për haxhimakulla me shërbet!
* Nana: ani evlad! maroj, çka po pret? 🙂
unë: ja, ja!! Lana i ban ma mirë! une s’di! :/
* Nana: eh! Fortë marak i ka pasë haxhimakullat efendia … me shumë shërbet mas iftari!
unë: nana, gjithë jam përzie, kur i mledhke shokët baci … 😛
* Nana: helbete, ka dijtun diçka masi t’ka lanë me u ngatrrue anej pari … ne na thoshte pushoni sot, se boll jeni lodhun! Le t’bajnë hyzmet djelmia! Le t’msohen! Eh! Eh! Kafe – dynje!
Shkoj i gzuemi, si mos me pasë kanë kurrë!

unë: nana, jo, jo! qe unë s’e kam harru hiç qysh i bante iftaret baci!

*Nana: dorën n’zemër, kena gatue edhe atëherë! ama s’janë kanë të hajës! me shuuumë pak ngiheshin!

janë mledhun ndrysh ata! i lidhte diçka ma shumë se sa miqasia, evlad! bezbeli ish derti i shkaut … çka po bahej me Kosovë! Secili kish djemë n’gurbet! Ja u ninte zemra se herëdo’ kurdo’ barutit kish me i dal timi! besa, janë kanë fortë t’lidhun me Fjalën e Zotit! Kurrë – kurrkujt s’ju kanë përzie! As te shpija, e as te kojshia! Kanë dijte me rrnue, kand pa e idhnue!

Fjolla. 14.

Etiketa: Ditari i RamazanitelhemiFjolla Spancahaxhimakulla me shërbethelminji fije flokuRamazani

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Maks Velo në kujtimet e mia

Maks Velo në kujtimet e mia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com