Raporti i KiE për mediat/ Kusari: Rama shfrytëzon momentin e krizës në Shqipëri për të shtypur mediat (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i KiE për mediat/ Kusari: Rama shfrytëzon momentin e krizës në Shqipëri për të shtypur mediat (film)

14:48 | 04/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit, ndërkohë që raporti i këshillit të Europës e ka renditur Shqipërinë të fundit në rajonin e Ballkanit sa i përket lirisë së medias. Kosova, Maqedoni e Veriut, Serbia janë të renditur më mirë.

Për të folur në lidhje me këtë, në një lidhje me skype me gazetarin Enkel Demi në ABC-ja e mëngjesit ishte Flutura Kusari, juriste e së drejtës së mediave.

Kusari tha se situata me mediat në Shqipëri është shqetësuese dhe se Komisionerja për të drejtat e Njeriut Dunja Mijatovic ka kritikuar ashpër paketën anti-shpifje. Po ashtu edhe raporti për siguri të gazetarëve në Këshillin e Europës i ka dedikuar një kapitull të veçantë Shqipërisë, që do të thotë se situata është shumë e vështirë.

Read more

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Kusari ka folur edhe në lidhje me përjashtimin e mediave nga garancia në banka, që sipas saj vetëm Shqipëria ka një situatë të tillë tepër të vështirë me mediat, gjë për të cilën ajo gjeti rastin të deklarojë se do e raportojë menjëherë.

Flutura Kusari: 3 maji i gjen gazetarët në Shqipëri të kërcënuar fizikisht, financiarisht dhe virtualisht. Vetëm dy javët e fundit shumë institucione ndërkombëtare e kanë nxirë Shqipërinë. Raporti vjetor i Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic ka kritikuar Shqipërinë për paketën e famshme anti-shprehje.

Kemi raportin vjetor të platformës për siguri të gazetarëve të Këshillit të Europës, i cili për herë të parë i dedikon një kapitull të veçantë Shqipërisë. Kur ky raport i dedikon një kapitull të veçantë një shteti nënkuptohet se ky shtet gjendet në një situatë shumë të vështirë. Edhe Reporterët pa Kufi i renditën Shqipërinë disa vende më poshtë se të tjerët. Të gjitha katoi tregojnë për një situatë të vështirë të të bërit gazetari në Shqipëri.

Problemet me median i kam hasur edhe në Kosovë në ndryshim nga vendet ku demokracia është më e konsoliduar, por nuk kam parë asnjëherë, asnjë rast në rajon si Shqipëria. Jemi duke folur për mungesë të pluralizmit siç ka gjetur BIRN Albania në një raport për pluralizëm.

Në Shqipëri nuk ka pluralizëm për shkak se shumica e medias janë të koncentruar në duart e disa familjeve të pasura dhe shteti ka obligim të garantojë të paktën pluralizëm të mediave. Qytetarët kanë të drejtë të informohen nga këndvështrime të ndryshme e jo vetëm ato që kanë dëshirë të dëgjojnë autoritetet. Kjo është në fakt ajo çfarë është duke ndodhur në Shqipëri. Kemi një numër shumë të vogël të gazetarëve që janë të pavarur.

Enkel Demi: Media është përjashtuar nga garancia që jep qeveria në banka për marrjen e një kredie për të kaluar këtë situatë, kjo e çon median drejtpërdrejtë në falimentim. Në këtë koment tregu i reklamave është rrudhur në mënyrë të frikshme, që do të thotë se shumica dërrmuese e mediave mund të ketë të pamundur të paguajë rrogat dhe me vendimin e qeverisë është e pamundur të merret kredi dhe pastaj borxhin ta shtrijë në kohë, ky vendim është kriminal nga ana e qeverisë me qëllimin e vetëm të mbylljes së medias.

Flutura Kusari: Në Kosovë kur janë prezantuar masat por të ndihmuar popullatën me forma të ndryshme financiare, aty janë paraparë edhe mediat, sidomos garancia bankare dhe disa shtesa në paga, më vjen keq që paska ndodhur një gjë e tillë.

Nuk jam e befasuar që Edi Rama e ka shfrytëzuar edhe këtë moment krize në Shqipëri për të shtypur mediat dhe nuk jam e befasuar që nuk ka gjetur ndonjë mundësi tjetër që ti  mbështesë mediat të cilat raportojnë në mënyrë pozitive për të.

Tani që e përmendët, do të shikoj mundësinë që ta raportojmë ndërkombëtarisht. Nuk di ndonjë shtet tjetër që vetëm mediat i ka përjashtuar nga ndihma e cila duhet ti ofrohet. Shteti ka disa obligime ndaj gazetarëve, mos harrojmë që Shqipëri është anëtare e Këshillit të Europës dhe anëtare e OSBE-së.

Ajo që kemi parë është se Shqipëria nën këtë qeverisje por edhe më herët ka dështuar  të përmbushë këto obligime dhe nuk shoh vullnet politik i cili është i nevojshëm për të siguruar një ambient të favorshëm për gazetarët. Vullnet politik nuk ka as nga partia socialiste dhe as nga ajo demokratike madje as nga LSI.

Çfarë duhet të bëhet është që zoti Rama të ekspozohet ndërkombëtarisht aq sa është e mundur sepse mos të harrojmë që deri më tani për shkak të makinerisë fantastike të PR që ka pasur zoti Rama, ndërkombëtarisht nuk është mësuar ajo që po ndodh. Ende kur shkoj në Bruksel në Strasbourg, më thonë që si është e mundur që në Shqipëri gjendja është kaq e keqe dhe kaq e vështirë për gazetarët?./abcnews.al

Etiketa: “ABC-ja e mëngjesit”Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypitEnkel DemiFlutura Kusarijuriste e së drejtës së mediaveKosovaMaqedoni e VeriutRaporti i KiE për mediatSerbia

Të Lidhura

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

nga 27
19:05 | 01/02/2026
0

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

nga 27
18:33 | 01/02/2026
0

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

nga 27
17:57 | 01/02/2026
0

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Para
Koronavirusi në Kosovë/ Shkon në 9 numri i të infektuarve, konfirmohen raste të reja

Vdekja e 26-vjeçarit në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë: Gati të jap dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com