Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjysma e popullsisë së Jemenit mund të preket nga pandemia e koronavirusit.
Në deklaratë thuhet se furnizimet mjekësore të nevojshme për të luftuar koronavirusin në vend janë të pamjaftueshme.
Ajo shtoi se do të vazhdojë të mbështesë të gjithë partnerët që punojnë në fushën e shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të vendit.
Sipas shifrave më të fundit zyrtare në Jemen, deri tani janë raportuar 10 raste me COVID-19, me tyre dy viktima dhe një i shëruar.