Shumë njerëz që po e dëmtojnë Shqipërinë, nderohen dhe ngrihen në piedestal”, tha sot Blushi, gjatë prezantimit në bibliotekën e qytetit të librit të tij, “Kandidati”. Duke folur për të pranishmit, Blushi tha se libri “Kandidati” përshkruan një situatë që e jetojmë përditë.
“Në Shqipëri sa më shumë i dëmton interesat kombëtare, aq më lart ngrihesh në piedestal. Kjo është e vërtetë në sensin historik por dhe në ditët tona. Shumë njerëz që po e dëmtojnë Shqipërinë nderohen, vlerësohen, quhen rilindas, patriotë, njerëz të vlefshëm. Shpresoj që letërsia -pasi politika e ka të pamundur – e cila ka lindur të purifikojë mendimin njerëzor ti japin pak mundësi brezave të rinj të kuptojnë çfarë vlen e çfarë jo, si dhe t’i ndihmojnë të kenë një set parimesh të cilat nuk ndryshojnë pavarësisht nga regjimet që kemi. Parimet deformohen nga regjimet, por parimet në fund të fundit mbeten dhe historia njerëzore ka treguar se parimet mbeten ndërsa qeveritë ndryshojnë”, tha Blushi.