Italia ka pësuar sërish rritje të numrit të viktimave dhe të infektuarve si pasojë e koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 382 viktima, 49 më shumë se dje, duke e çuar në 27.359 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.
Në krahasim me dje, edhe numri i të prekurve gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar rritje.
Janë regjistruar 2091 persona me covid-19, 352 më shumë se dje, duke e çuar në 201.505 numrin total të të prekurve.
Në Itali gjithsej janë shëruar 68.941 persona, ndërkohë që 1863 ndodhen në gjendje kritike. Që nga përhapja e pandemisë, në Itali janë bërë 1.846.934 testime.