“Profesionistët më mirë të heshtin”, Vasili: Flasin për pandeminë sikur të ishte një horoskop – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Profesionistët më mirë të heshtin”, Vasili: Flasin për pandeminë sikur të ishte një horoskop

14:40 | 22/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Nënkryetari i LSI-së, Petrit vasili, ditën e sotme në një konferencë për media iu kërkoi profesionistëve të mjekësisë të heshtin më mirë se të japin deklarata që fshehin realitetin për përhapjen e pandemisë së COVID 19.
Vasili shtoi se ata janë të detyruar nga politika të thonë se e kanë situatën nën kontroll, por kur kjo nuk është e vërtetë rrezikohet shëndeti I qytetarëve, prandja edhe ai iu kërkon të heshtin.
Gjithashtu ai sulmon profesionistët e fushës së shëndetësisë se nuk kanë asnjë lloj materie shkencore për ta vlerësuar këtë gjë por thjesht flasin për pandeminë sikur të ishte një horoskop.
“Qytetarë ju e kuptoni shumë mirë që Shqipëria nuk mund të vlerësojë në rast se kurba zbret apo nuk zbret, sepse nuk bëhen testime. Ndjekja është tërësisht një ndjekje aprofesionale, të gjitha përbetimet për masat e marra në mënyrë të jashtëzakonshme, janë përbetime pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, janë thjeshtë improvizime. Të gjithë ata që thonë që situata është nënkontroll dhe për fat të keq ka dhe profesionistë që e thonë këtë gjë, për fat të keq dhe për turpin e tyre nuk kanë në duar asnjë lloj materie shkencore për ta vlerësuar këtë gjë por thjesht flasin për pandemi sikur të ishte një horoskop dhe jo më një vlerësim shkencor i cilin prodhon pasoja të jashtëzakonshme për jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve.
Të gjithë ndërhyrjet që keni vënë re kanë qenë pa asnjë sens me fasha dhe orare të ngushta që krijojnë dëndësi dhe grumbullime të mëdha të cilat nuk e kufizojnë por e përhapin pandeminë. Gjetja e vatrave të reja, vazhdimisht të reja pra në mënyrë krejtësisht spontane dhe të pakontrolluar nuk është shenjë e kontrolli të pandemisë por është e kundërta dhe sërisht u bëj një thirrje profesionale të gjithë profesionistëve të cilët janë në trysninë e qeverisë së paku heshtje dhe mos ndyni profesionin tuaj me deklarata boshe të cilat janë në dëm të shëndetit të njerëzve. Nuk mund të shkelet profesioni për shkak të urdhërit politik apo hallit politik të Edi Ramës.
Përsa i përket vendimeve të marra ju e dini dhe e keni dëgjuar propozimin për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe të shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të nderuar qytetarë ka qenë një masë shumë e vonuar. Sipas qeverisë rasti i parë ka qenë me 8 Mars paçka se rastet e para kanë qenë më përpara se kaq por të qëndrojmë te data 8 Mars qeveria po vet e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme vetëm me 24 Mars pra më shumë se 2 javë më pas pra 2 javë e gjysëm drejtoi këtë situatë në vend pa ligje pa kushtetutë, i shkeli ato dhe pas 2 javësh shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore” shprehet Vasili në konferencën e mbajtur për shtyp.

Etiketa: COVID-19horoskopKoronavirusinënkryetari i LSI-sëpandemiPetrit Vasiliprofesionistët

Të Lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Para

Humb jetën nga koronavirusi 71 vjeçari te “Shefqet Ndroqi”, shkon në 27 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com