Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka thënë gjatë një interviste në “ABC-në e mëngjesit” tha që opozita mbështet çdo protestë në Shqipëri, ndërsa së bashku me aleatët po organizon agjendën e tubimeve kundër regjimit.
Për herë të parë ai u pyet për shprehjen denigruese që përdor në adresë të tij Propaganda e qeverisë. Ata thonë: “shyqyr që kemi Bashën në opozitë”, ndërsa vetë Lulzim Basha thotë: “Sa herë gjenden keq, merren me denigrimin e kryetarit të opozitës”.
Basha hodhi poshtë të gjitha lajmet se atij i ishte refuzuar viza amerikane.