Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka propozuar që Shqipëria t’i bashkohet iniciativës së SHBA-së dhe Gjermanisë për të kërkuar dëmshpërblimin nga qeveria kineze, për pasojat e koronavirusit.
Si pas saj Kina është shkaktare për përhapjen e virusit që gjunjëzoi botën, dhe sipas saj nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.
Mesazhi i Mesila Dodës:
Shqiperia dhe gjithe vendet e rajonit duhet t’i bashkohen inisiatives se USA dhe Gjermanise per te kerkuar demshperblimin nga qeveria kineze. Nje bote e tere ne vuajtje e mjerim, qindra mijra vdekje dhe askush nuk ka pergjegjesi??? E nxoren nga laboratori dhe mbajne pergjegjesi, e sollen nga konsumimi i kafsheve qe nuk jane per ushqim e prape mbajne pergjegjesi… kjo eshte bote globale e nese nuk respekton rregullat e civilizimit ku jeton duhet te pergjigjesh nje me nje per pasojat.
Historia nuk mbaron ketu, perzune gazetaret, fshehen numrat e viktimave dhe vazhduan te qarkullojne miliona njerez ne bote derisa e gjithe bota u kthye ne nje spital te madh e ne kufijte e mjerimit dhe urise per miliona te tjere, nderkohe qe vete vazhdojne spekulojne ne tregje e blejne prona e pasurojne ekonomine e tyre.
Aksion internacional i drejtesise per pagesat e te gjitha demshperblimeve… kjo eshte urgjente sapo te kaloje vala e pare e goditjes.