Numri i viktimave në Britaninë e Madhe ka pësuar një rënie të lehtë ditën e sotme.
Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 596 persona, krahasuar me dje ku ishin 888 të vdekur.
Ndërkohë janë konfirmuar 5850 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin total në 120 067.
Britania është vendi i pestë që i ka kaluar 10 mijë vdekje, pas Francës, Italisë, Spanjës dhe Amerikës.