Gazetari sulmon Ramën: Një baba i ve që i ka vdekur gruaja s’mund t’i nxjerrë sot fëmijët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari sulmon Ramën: Një baba i ve që i ka vdekur gruaja s’mund t’i nxjerrë sot fëmijët

17:25 | 19/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

Kryeministri Edi Rama vendosi që të gjitha nënat me fëmijët deri në moshën 10 vjeç, të lejohen të dalin deri në orën 11:00, pas një periudhe të gjatë izolimi për shkak të koronavirusit.
Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit pasi sipas tij tregon mendësinë dhe paragjykimin që Rama ka krijuar ndaj burrave shqiptarë, duke sjellë idenë që burri shqiptar është një stereotip, pijaneci, dembeli, i paafti dhe idioti, thuajse një qenie që përton edhe të mendojë.
Gjithashtu Dyrnjaja thekson se Rama ka harruar të mendojë për “një burrë të ve që i ka vdekur bashkëshortja dhe nuk mund t’i nxjerrë sot fëmijët sepse kryeministri nuk e ka menduar dot edhe këtë opsion e shumë të tjerë si ky”.

Shkruan Denis Dyrnjaja:

Pse çuditeni?!

Qeveria vendosi që të dielën të dalin në “ajrim” nënat dhe fëmijët. Në fakt kur sheh fashon e njerëzve që lejohet të dalin, kupton që vendimi nuk është i qeverisë, as i ndonjë grupimi brenda saj, por është një vendim ekskluziv i Kryeministrit, i zbatuar në rreshtore.

Ai ka menduar dhe vendosur se të parët duhet të dalin pensionistët, ai ka menduar edhe se të dytët në radhë duhet të jenë gratë dhe fëmijët se me demek burrat presin dhe se duhet të presin se ata janë rradha e fundit sipas asaj që Rama ka shfaqur me dhjetëra herë në qëndrimet e tij publike.

Është e njëjta mendësi kur ai shpërndan certifikatat e legalizimeve. Burrat që shkojnë për të marrë tapinë duhet të përballojnë edhe një tallbythje publike, thellësisht përçmuese, si sforco të fundit para se të pajisen me letrën e  hipotekës. Është krijuar idea qe burri shqiptar (pra mashkulli) është një stereotip, pijaneci, dembeli, i paafti dhe idioti, thuajse një qenie që përton edhe të mendojë.

Dhe nëse e sheh në këtë prizëm vendimi i Ramës duket normal, por çështja është që ai bëhet anormal për shkak se është subjektiv, i ndërtuar mbi një perceptim dhe mund të jetë dy herë gabim nëse ky perceptim ndërtohet me qëllim, sepse përbën haptas paragjykim dhe për pasojë edhe diskriminim, me ose padashje.

Psh një burrë (baba) i ve që i ka vdekur bashkëshortja nuk mund t’i nxjerrë sot fëmijët sepse kryeministri nuk e ka menduar dot edhe këtë opsion e shumë të tjerë si ky. Se nuk mund ta mendojë se afër mendsh udhëheqësi sado vizionar qoftë, nuk është as gjeni, as kompjuter që të mendojë të gjitha opsionet e duhura ndaj vendimet çalojnë, sepse nuk janë kolegjiale e të menduara mirë.

Por kjo nuk është ndërkohë risi për mendësinë e udhëheqësisë sonë, pra nuk është e para herë në histori që udhëheqësi vendos. Kështu ka qenë ngahera, e kështu do të vazhdojë të jetë përsa kohë identifikohet dhe idealizohet lideri me gjithë vendimmarrjen e shtetit.

Ky është problemi që trashëgojmë se ndërrojmë emrat dhe iu ngremë kultin e individit. Ua ngremë pa ardhur në pushtet dhe pastaj pushteti për udhëheqësin është herë si tekë, herë si shërbim, herë si qokë e herë si experiment. Mos u çuditni, kështu ndodh me një kryetar që ka një copë parti, mendo pastaj t’i japësh atij të drejtojë një qeveri.

Etiketa: COVID-19Denis DyrnjajaKoronavirusiKryeministri Edi Rama

Të Lidhura

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

nga 27
08:34 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e...

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

nga 27
08:28 | 05/06/2026
0

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 05/06/2026
0

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Para
Humb jetën në moshën 95 vjeçare regjisori legjendar i Tom & Jerry

Humb jetën në moshën 95 vjeçare regjisori legjendar i Tom & Jerry

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

07:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –
  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com