Ditën e sotme në qytetin e Fierit janë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian.
Në pamjet e publikuara shihet qartë fakti se aty ndodhet edhe policia, gjë e bën ngjarjen akoma më të papranueshme.
Turmat e mëdha të njerëzve janë bërë të pamenaxhueshme nga efektivët e rendit, dhe siç duket nga pamjet masat që këta të fundit kanë marrë për t’u mbrojtur, por edhe nga ana e qytetarëve, janë të papërfillshme me atë çfarë ndodh.
Kjo është një këmbanë alarmi për autoritetet që teksa populli është vetëzizoluar në banesa, janë vetë ata që duke shpërndarë ndihma dhe mos gjetur një mënyrë më praktike dhe profesionale, shkaktojnë grumbullime të tilla.
Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...









