Shpresoj se nuk do të hyjmë në ndonjë epokë më të errët se komunizmi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpresoj se nuk do të hyjmë në ndonjë epokë më të errët se komunizmi

09:50 | 12/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Para se liderët masivistë të marrin fuqinë, në mënyrë që gënjeshtrat t’i përshtaten realitetit, propaganda e tyre karakterizohet nga përbuzja ekstreme për faktet si të tilla, sepse, sipas mendimit të tyre, fakti varet tërësisht nga fuqia e njeriut që mund ta trillojë atë.
Hannah Arendt

Nga Erl Kodra – Ese –

Toka është kthyer në një mjedis të frikshëm. Lajme mizore vërshojnë anekënd globit për vdekjet e shumta nga pandemia më e madhe që ka pushtuar botën që prej 100 vjetësh. Superfuqitë globale u gjunjëzuan, ndërsa presidentë dhe kryeministra ngjajnë disi qesharakë në përpjekjet e tyre për të intepretuar “stilin e ri të jetës” për shtetasit e tyre.

Read more

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

Prona publike po trajtohet si mall personal –

U plagos rëndë gjatë operacionit në Maliq, Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen e efektivit –

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

Ata që dinin gjithçka, tani nuk dinë asgjë, ndërsa gjuha e drunjtë nuk të mbaron më punë. Aq brutale është kjo situatë, sa Kryeministri i Suedisë, pyetjes ngulmuese të gazetarëve se si janë parashikimet e autoriteteve, ai deklaroi (diçka të ngjashme):

“Tani gjërat janë keq, por do të bëhen edhe më keq. Pastaj gjërat do të bëhen mirë”.

Njerëzit janë kapur në një situatë të çuditshme. Ata nuk mund të bëjnë ato gjëra, të cilat janë mësuar t’i bëjnë gjithmonë. Ata nuk shkojnë dot në punë, nuk mund të afrohen me njerëz të tjerë, nuk mund të sillen si zakonisht. Për të mbrojtur shëndetin e tyre, njerëzit duhet të kujtohen që duhet të mbajnë një distancë sigurie fizike, mundësisht disa metra. Por edhe kjo mënyrë e të sjellurit nuk është e sigurtë, sepse infektimet e reja po ndodhin, gjithsesi.

Ekonomia po shkon në humnerë, ndërsa shtetet u janë kthyer politikave sovrane me kufinj të mbyllur. Qeveritë e shteteve të pasura po financojnë ekonomitë kombëtare me shuma marramendëse, në përpjekje për të mbajtur të njëjtin standart jetese si më përpara. Por, askush nuk e di se sa do të jetë ndikimi real në ekonomi dhe se sa kohë do të duhet, para se jeta t’i kthehet normalitetit.

Lajme gjithfare shpërndahen nga çdo vend, çdo qeveri, çdo media. Por, asnjë prej lajmeve nuk është ai Lajmi i Madh se njerëzimi e fitoi betejën me SARS CoV2. Deri atëherë, jemi të detyruar të mbajmë shpresën gjallë, se pas territ ka dritë.

***

Ndonjëherë, kombinimi i disa rrethanave fatkeqe, krejt rastësore, mund të kthehen në makthin e shoqërisë. Sidomos në shoqëritë si e jona, ecila ende mbizotërohet nga instinktet autokrate, dhe jo normat morale dhe ligjet. Po shpjegohem.

Dy fatkeqësi natyrore, njëra rajonale dhe tjetra globale e goditën Shqipërinë brenda një kohe shumë të shkurtër. Tmerri që po përjetojnë qytetarët nuk mund të rrëfehet me fjalë, prandaj, deomos duhet gjetur ai lloj mekanizmi që mund të ndalojë katastrofën finale. Shoqëria jonë ndaloi së funksionuari, domethënë, gjithçka që mund të konceptojë mendja njerëzore është e ndaluar.

Dhe a e dini?
Ky lloj ndalimi ka lidhje me frymën, me lëvizjen e lirë, me të drejtën për bukë dhe për ujë. Tani, këto të drejta janë të modifikuara sipas “Babait” tonë, fort të madhërishmit, Edi Rama i I-rë. Ai na i jep dhe na i merr sipas dëshirës dhe vullnetit të tij të mirë, nëse gjendet në orë të mira, sigurisht.

Imagjinojeni pak Shqipërinë e vitit 2015, 2017 dhe 2019. Mendoni pak gjithçka ka ndodhur përgjatë këtyre viteve, dhe hajde flasim. Mendoni pak edhe luftën e paprecedent të Partisë Demokratike dhe dorëzimin e mandateve. Mendojeni pak edhe Reformën në Drejtësi dhe “Gjykatën Kushtetuese”. Merreni pak me mend edhe procesin politik, në të cilin gjendeshim para këtyre dy fatkeqësive.

Dhe hajde ta rimendojmë edhe njëherë pozitën tonë, ku Ligjet shkruhen dhe lexohen nga Edi Rama dhe ku qytetarët binden dhe ulin kokën, me sytë nga Ai se kur do të zgjidhë qesen për bukën, për ujin dhe për ajrin.

“Zoti” ka zbritur në Tokë dhe ka marrë formën e Edi Ramës mjekërbardhë.

Tani Ai nuk ka nevojë as për Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën. E drejtë, ata ishin veç një hallkë e panevojshme burokratike.

Duket se kjo pranverë është nga ato stinë historike që ndryshojnë epoka. Shpresoj që nuk do të hyjmë në ndonjë epokë më të errët se komunizmi.

Por, për këtë, është koha të mendojmë seriozisht.

Etiketa: e errëtedi ramaEdi Rama i I-rëepokëerl kodraesefatkeqesi natyrorefort i madhërishmiGjykata KushtetueseHannah Arendtkomunizmimjekërbardhëreforma ne drejtesiShpresoj se nuk do të hyjmë në ndonjë epokë më të errët se komunizmi

Të Lidhura

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

nga 27
12:58 | 06/06/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha tha se krahasimi që kryeministri Edi Rama iu bëri protestuesve që janë ngritur kundër tij me Adolf...

Prona publike po trajtohet si mall personal –

Prona publike po trajtohet si mall personal –

nga 27
12:44 | 06/06/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas njoftimit se në listën e projekteve të miratuara nga Korporata e Investimeve...

U plagos rëndë gjatë operacionit në Maliq, Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen e efektivit –

U plagos rëndë gjatë operacionit në Maliq, Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen e efektivit –

nga 27
12:34 | 06/06/2026
0

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me gjendjen shëndetësore të efektivit të Policisë nga Korça Edison Adri, i cili...

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

nga 27
12:24 | 06/06/2026
0

Lëvizja protestuese e nisur pas debatit për çështjen e Zvërnecit dhe e shndërruar kundër qeverisë Rama, po merr përmasa më...

Para
Kinë, shkon në 565 numri i viktimave nga Koronavirusi dhe 28 mijë të infektuar

Kryeministri suedez për marrjen e masave ndaj Covid-19: Nuk kemi bërë sa duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

12:58 | 06/06/2026
Prona publike po trajtohet si mall personal –

Prona publike po trajtohet si mall personal –

12:44 | 06/06/2026
U plagos rëndë gjatë operacionit në Maliq, Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen e efektivit –

U plagos rëndë gjatë operacionit në Maliq, Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen e efektivit –

12:34 | 06/06/2026
Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

12:24 | 06/06/2026
Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

12:04 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –
  • Prona publike po trajtohet si mall personal –
  • U plagos rëndë gjatë operacionit në Maliq, Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen e efektivit –
  • Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –
  • Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –
  • Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –
  • Prona publike po trajtohet si mall personal –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com