Qeveria kineze ka hequr sot të gjitha kufizimet e udhëtimit si në hyrje dhe në dalje të Wuhanit, epiqendrës së virusit Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Kina ka raportuar vetëm 32 raste të reja me koronavirus dhe asnjë vdekje. Shifrat e publikuara nga qeveria kineze janë vënë shpesh në dyshim, dhe shumë ekspertë në Perëndim besojnë se ato manipulohen për të mos paraqitur situatën e vërtetë nga Covid-19, që besohet të jetë shumë herë më e rëndë, raporton newsbomb.al.
Me heqjen e ndalimit të lëvizjes ditën e sotme në Wuhan, Kina i jep fund izolimit 72-ditor të qytetit me mbi 10 milion banorë, që u imponua në fund të janarit si masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në zona të tjera.