Fotografi i talentuar Florion Goga me foton e tij e cila po bën tashme xhiron e botës e ka kthyer Shqipërinë në lajm në gazetat prestigjoze si Washington Post dhe New York Times në kuadër të masave të marra ndaj Covid 19.
Është kjo foto shkrepur mëngjesin e djeshëm në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Fotografi ka fiksuar me syrin e mprehtë dhe aparatin e tij momentin kur moderatorja Enxhi Nasufi, po kalonte tunelin e dezinfektimit.
“Blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg, në Tiranë, pasi autoritetet kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”,thuhet në përshkrimin e fotos.