Ka shkuar në 81 numri i viktimave në Greqi nga COVID-19, ku ditën e sotme kanë humbur jetën dy pacientë.
Mediat greke raportojnë se mes 2 viktimave është, një 42- vjeçar në Selanik ka humbur jetën si dhe një e moshuar në Athinë.
Ndërkohë mësohet se në total Greqia ka 1755 të infektuar teksa është një nga vendet më të prekura në Ballkan.