Nga Artan Fuga
Nuk ka nevojë për panik.
Bota nuk do përmbyset. Por në u përmbystë, nuk besoj se do mbetet vetëm Shqiperia dhe Turqia!!!
Do të na mbajë me bukë turku?
Çfarë iluzioni!
Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë! Sa te kenë mundësi besoj se edhe do te na ndihmojnë, mbase edhe të tjerët sigurisht.
Por, shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.
Po u përmbys bota, t’i dalim zot vetes! – them unë. Qysh tani, jo atëherë! Më mirë te mbjellim tokat… sa mundim. Të shohim sektorët që mund të prodhojnë këtu te ne; bujqësia, blegtoria, prodhimi i vogël agroushqimor, peshkimi, frutat, oborri i vogël me zarzavate mbjellë, gjahu, pemët frutore… gjithçka.
Ekonomia e vogël reale!
Nuk mund të rrimë të gjithë pa punuar se sado lekë të shpërndajmë, lekët nuk hahen.
Është koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!
Urgjent!
Sepse, kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijërakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!
Betoni nuk mbillet në katin e pesëdhjeteshtatë, nuk mbillet në fushë aerodromi, nuk mbillet.
Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!
Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!
Mos presim duke thënë: Po u përmbys bota… bukën do të na e japi ky apo ai.