Pas deklaratës së ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila bëri me dije se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.
Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk jemi vetëm ndërsa ka falenderuar Kim dhe ambasadën e SHBA për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira.
“Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira”, shkruan Basha.