Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve.
Në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Manastirliu ka firmosur një urdhër të dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 03.04.2020.
“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.
Kujtojmë që ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste të reja të prekura nga koronavirusi, duke e çuar numrin e të infektuarve në 64. Mes të infektuarëve ndodheshin edhe 3 shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.