“E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhër politik që e bllokon këtë reformë. E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë”
“Kam një mesazh shumë të thjeshtë që nëse kjo reformë dështon, turpëroni veten përpara atyre që ju kanë zgjedhur. Gjithashtu do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ne nuk do të lejojmë të dështojë”, është ky sinjali i fortë i ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, për reformën në drejtësi. I pranishëm në komisionin e reformës në Drejtësi, ambasadori ameriakn përcolli mesazhe të qarta duke lënë mënjanë gjuhën diplomatike. Ai kërkoi partitë politike të mos vazhdojnë më me bllokimin e reformës në drejtësi pasi në një rast të tillë do të përballen me zemërimien popullit të tyre.
“Vendi shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses dhe ne do t’ju ndihmojnë për ta bërë këtë. Ata së bashku me kontributin tuaj dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias kanë përgatitur këtë draft përfundimtar. Jam krenar të them se e mbështes atë. E mbështes atë sepse besoj tek paanshmëria politike tek këta ekspertë ndërkombëtarë. Unë besoj në dëshirën e tyre të sinqertë që Shqipëria të këtë sistemin gjyqësor më të mirë të mundshëm. Unë u kërkoj të gjithëve që të votoni pro reformës në drejtësi. Gjatë vitit të shkuar, kam parë zonjën Merkel, zonjën Mogherini, zotin Kerry dhe zotin Obama që ta miratoni këtë reformë. Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt për asnjë temë tjetër. Të gjithë e pranojmë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë. Për më shumë se kaq ju dhe unë e dimë që populli shqiptar, të pasur dhe të varfër, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra e kërkojnë këtë reformë. 91% e mbështesin këtë reformë. Mendojeni pak, shqiptarët nuk bien dakord për shumë gjëra, e megjithatë 91% bien dakord që vendi ka nevojë për këtë reformë.
E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhër politik që e bllokon këtë reformë. E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë. E dyta, do të përballeni me zemërimin e shqiptarëve vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare nëse mendoni se mund gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. E fundit, i kërkoj komisionit sot që të mbështesë një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme. Në këtë komision deri në fund të majit dhe në Parlament deri në fund të qershorit. Ndalni lojërat politike që të bllokoni këtë reformë. E keni për detyrë!”, tha Lu.