Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë, duke shkaktuar panik të madh, ndërsa janë konstatuar tashmë edhe rastet e para në Angli. Lidhur me këtë ka sjell reagimin e Federatës Angleze të Futbollit, që ka marrë disa masa për të shmangur përhapjen në masë.
Mësohet se duke nisur nga kjo fundjavë, nuk do të bëhet më shtrëngimi i duarve mes lojtarëve me njëri-tjetrin dhe arbitrat, ritual ky i zakonshëm para çdo ndeshjeje futbolli.
Kujtojmë që ky vendim u mor më herët nga Federata Skoceze e Futbollit, ndërkohë që së fundmi pritet të zbatohet edhe në Angli, të cilët po tregohen të kujdesshëm, për të mos përfunduar në mbylljen e stadiumeve, ashtu siç është vendosur në kampionatin italian.