Meta i përgjigjet Ramës për letrën në Bruksel: Ja çfarë i shkrova Komisionerit për Zgjerim

Lexo edhe

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me letrën që i ka dërguar një ditë më parë Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Ju bëj edhe njëherë të qartë letrën, për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një çështje kaq kritike, siç është integriteti i Gjykatës Kushtetuese. Në formulimin e bërë krijohej përshtypja sikur problemi ishte bërë nga interpretimi i Presidentit. I dashur z.komisioner, zyra juaj lëshoi dje një paketë të zgjeruar, e mirëpres përkushtimin dhe përpjekjet në mbështetje të integrimit të vendit tim. Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesim rekomandimin tuaj pozitiv për çeljen e negociatave”, tha Meta.

“Përgjatë kësaj kohe, unë kam qenë transparent dhe kam njoftuar BE mbi çdo hap të këtij procesi. Kam qenë bashkëpunues me Komisioni e Venecias. Për t’i komplikuar gjërat edhe më shumë, duhet të dini se kjo mazhorancë, ka miratuar një akt antikushtetues në kuvend. Ky ligj u miratua ditën që Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë, duke mos pritur opinionin e këtij të fundit. Mazhoranca ka spekuluar publikisht se ka pasur mbështetje nga BE për këtë ligj. Unë kam kërkuar qëndrim zyrtar për këtë çështje. E vetmja zyrë që nuk ka kthyer përgjigje është Euralius. Besoj se KE duhet të ketë si qëllim interesat më të mira të popullit shqiptar. Çdo mbështetje për një gërryerje të mëtejshme të sundimit të ligjit sa do përshkallëzonte krizën aktuale dhe do nxiste shpopullimin e vendit. unë do qëndroj stoik, veçanërisht në këtë situatë dramatike. Pres të takohemi me ju z.komisioner”, shkruan Meta në letër.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.