Kongresi i PS/ Linda Rama kritikon para të gjithëve kryeministrin: S’më ka dhënë argument bindës pse… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi i PS/ Linda Rama kritikon para të gjithëve kryeministrin: S’më ka dhënë argument bindës pse…

20:50 | 28/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka marrë sot pjesë për herë të parë në një Kongres të Partisë Socialiste, dhe po sot ka mbajtur fjalimin e saj të parë në këtë Kongres.

Duke u fokusuar te problematikat e grave dhe vajzave në shoqëri, Linda Rama nuk kurseu as kritikat ndaj bashkëshortit të saj kryeministër, Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e bashkëshortes së kryeministrit:

Mirëse iu gjej. Përveç pjesëmarrjes në takimet e fillimit dhe mbylljes së fushatave kam ruajtur me fanatizëm. Por befasisht e ndeja të natyrshme edhe ftesën që m’u bë dhe për të marrë fjalën. Them befasisht se kam ndjerë të kundërtën për t’u shfaqur protagoniste. Pseja e pranimit të kësaj ftese mbase do të dalë në rreshtat e fjalës sime, por mu duke momenti dhe vendi i duhur për të folur, faleminderit kujt i shkoi mendja për të më ftuar. Fjala ime nuk pretendon të jetë asgjë më shumë sesa për të ndarë me ju disa mendime modeste.

Në vjeshtën e 2005 PS-ja zgjidhte kryetarin e ri, në atë kohë kishim filluar të aplikonim shkollat komunitare në jug të vendit, diku në Gjirokastër. Kryetari i asaj komune ishte delegat në kongresin e trazuar që zgjidhi kryetar Edin. Në përfundim delegati erdhi në zyrë dhe dikush nga ne e pyeti dhe ai tha ‘nuk zgjodhëm ne tha, kryetarin, por fëmijët tanë, që na mbytën me mesazhe duke na thënë ‘zgjidhni atë të gjatin se është modern, ai’. Edi erdhi në krye të PS-së si thirrje e fëmijëve të atyre që i dhanë jo pak Shqipërisë pas daljes në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ka ndodhur një ndryshim i madh i paimagjinueshëm.

Kjo me siguri është edhe pjesë e arsyes që më bëri të vij këtu tek ju gratë që i përkisni partisë dhe kanë meritë për këtë ndryshim, ta thelloni dhe ta bëni që të shtrihet poshtë. Kur një burrë del në skenë, ai është një më shumë, ndërsa një grua e mbart detyrimin për t’u bërë forcë tërheqëse më shumë. Në këndvështrimin tim kjo ngjitje e gruas në vëmendje është vlerësim i admirueshëm, jo thjeshtë individual. Jam e tunduar për të rrokur cdo temë por dua të qëndroj te thirrja e fëmijëve. Për mua fëmijët janë shëmbëlltyra e Europës që kemi brenda ndesh.

Kam parasysh dëmin që i bëhet nga egërsia dhe vulgariteti nga agresiviteti. Përpara tyre shtrihet një jetë që nuk ka të ngjarë me jetën tonë që kemi kaluar. A bëhet gjithcka duhet që gjenerata e re të jetë mishërimi i përkatësisë Europiane të Shqipërisë? A është kuptuar se sfida e fëmijëve tanë nuk do të jenë të njëjta me ato që përballojmë ne? A mjafton që ndryshimi dhe vullneti për realitetin e ri. Le të marrim për një cast ndryshimin që ka sjellë interneti. Nr. i përdorueseve e ka kaluar mesataren botërore, por numrat nuk na e thonë sigurinë e tyre në internet.

Mosha e tyre që përdorin internetin vjen duke u ulur, por nuk e dimë si e absorvon ushqimin e ekranit. Prindërit janë ende rojet e pazëvendesueshme. Por 30% e tyre nuk dinë ta përdorin dhe shumë të tjerë të mbingarkuar, preferojnë t’ia lënë internetit. Shumica e fëmijëve e aksesojnë nga telefoni dhe kjo është kaq e letë sa rrezikon që e vetmja mëhallë që do të njohin do të jetë mëhalla e internetit dhe gjuha e tyre të jetë zhargoni i shkurtimit.

Shkolla, kopshte, cerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë, por edhe sikur të mbaronte nevoja për to jemi shumë të zbuluar në lidhje me sfidën që po flasim. Prandaj ju lutem angazhohuni ku zëri juaj dëgjohet për një ofertë të re për fëmijët e këtij vendi. Është e qartë pse duhet të kemi një Teatër të ri kombëtar, apo të tjera salla si arturbina, por a mund të jemi të qeta ne nënat kur i vetmi teatër fëmijësh është Teatri i Kukullave një hije e ftohtë e atij që ishte kur Tirana ishte 5-fish më e vogël se e sotmja. Pse falë fondeve publike të mbijetojë një mega shoë si festivali në RTSH në kohën e konkurrencës së lirë, ndërkohë që më i madhi duhet të ishte një festival mbarëkombëtar për fëmijët.

I bukur është stadiumi i ri kombëtar, dhe të tjerat që me siguri janë më pak nga ata që i duhen Shqipërisë, por a ma thotë dot njeri se Edi nuk më ka dhënë arguemnt bindës, pse nuk kemi një sistem funksional për fëmijët në shkolla. Më në fund dëgjova që kopshti zoologjik do të të ndërtohet sipas standardeve, shpresoj që këtë herë të ndërtohet, por nuk kemi edhe në zona të tjera të vendit.

Në nëntorin e 105 të pavarësisë Zaho kishte mbushur 5-vjeç, në mbrëmje më vjen një mesazh nga mësuese Elda, ‘Zaho më ka surprizuar dhe prekur sot’. Të nesërmen më tregoi se po pyesim fëmijët pse e duam Shqipërinë dhe kur erdhi radha e Zahos më tha ‘Se ajo është shtëpia jonë’. O e bëni ju gratë socialiste atë që politika duhet të bëjë një ofertë të re për fëmijët ose nuk e bën kush. Ose e bën PS-ja këtë vend shtëpi të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve nuk ka për ta bërë dot kush. U bëftë më e mira për ju dhe familjet tuaja

Etiketa: bashkeshortjaedi ramakongresi i partise socialisteKryeministriLinda Rama

Të Lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Para

A jemi më të lumtur tani që e telendisëm edhe Henri Çilin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com