Zbardhet dosja kundër Etilda Gjonajt/ New York Times shkruan për padinë e Metës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dosja kundër Etilda Gjonajt/ New York Times shkruan për padinë e Metës

18:28 | 24/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Dy gazetat më të mëdha amerikane, Washington Post dhe New York Times kanë raportuar në lidhje me padinë e sotme të kreut të shtetit, Ilir Meta, ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarëve të ministrisë.

Gazetat shkruajnë se ky është hapi i fundit i presidentit ndaj qeverisë së majtë të Partisë Socialiste, të cilën e akuzon për shkelje të Kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar.

Këto gazeta citojnë deklaratat e Metës se të drejtat kushtetuese të presidentit po rrëmbehet me stil mafioz.

Read more

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Ndërkohë presidenca ka zbardhur shkeljet e Etilda Gjonajt, duke publikuar në Fletoren Zyrtare të vendimit për emërimin automatikisht si anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Arta Vorbsit, vendim i cili nuk publikohet ligjërisht në Fletoren Zyrtare.

Sipas padisë së Presidencës, duke shpërdoruar detyrën, ministrja Gjonaj ka “shfrytëzuar pozitën e të paturit në varësi të Qendrës së Botimeve Zyrtare për të përcjellë dhe urdhëruar përmes akteve të falsifikuara, botimin e një akti  të cilin mirë e dinte se nuk botohej sipas ligjit në fuqi dhe që ishte publikuar që në datën 22 shtator 2019 në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”.

Presidenca thekson se ministrja nuk mund të pretendojë se nuk ka dijeni për komunikimin shkresor midis Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë që drejton dhe Qendrës së Botimeve Zyrtare, institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Në dokument thuhet se botimi prej kaq muajsh në Fletoren Zyrtare i një akti të tillë, nuk ka sjellë reagime më herët nga vetë Gjonaj, e cila sipas Presidencës, duhet të reflektonte duke publikuar përgjegjësit për shkeljen e ligjit si dhe të merrte masa ndaj tyre, “madje duke treguar një akt të lartë moral e të përgjegjshëm deri në dhënien e dorëheqjes nga ana e saj për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrave ligjore të ministrit të Drejtësisë dhe të kontrollit të veprimtarisë së nëpunësve në varësi të saj”.

Heshtja e saj, nënvizon Presidenca, “tregon se ka qene pikërisht ajo urdhëruesja direkte e nxjerrjes së stafit në punë ditë të shtune pushimi, kërkimit me ngulm të përpilimit dhe përcjelljes së shkresave për botim të vendimit të KED-së po brenda ditës”.

Në kallëzimin dorëzuar sot pranë Prokurorisë së Posaçme, është edhe Gentian Deva, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, i cili i ka kërkuar Qendrës së Botimeve Zyrtare të botojë aktin e betimit të Arta Vorbsit tek noterja si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Duke e akuzuar edhe Devën për shpërdorim detyre, Presidenca thekson në padi se “veprimet e tij janë të qëllimshme, duke mbajtur në konsideratë se në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, ka përcjellë vazhdimisht akte të Ministrisë së Drejtësisë për botim të Fletoren Zyrtare”.

“Me veprimet dhe mosveprimet e tij zoti Gentian Deva me detyrë Sekretar i Përgjithshëm, ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë. Publikimi në Fletoren Zyrtare, i një akti të tillë, i cili ligjërisht nuk është i botueshëm, ka sjellë ndërkohë dhe dëmtim të interesave shtetërorë në disa dimensione”.

Presidenca gjithashtu kallëzoi edhe drejtoreshën e Qendrës së Botimeve Zyrtare, Etleva Haxhia, e cila ka pranuar vetë se ka botuar një akt të pabotueshëm, me kërkesën eksplicite të Ministrisë së Drejtësisë. Në padi thuhet se Prokuroria duhet të zbardhë nëse zonja Haxhia ka komunikuar me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ministren e Drejtësisë, apo ndonjë funksionar të lartë publik dhe nëse e kanë detyruar atë të dalë në punë ditën e shtunë, ditë pushimi zyrtar. Presidenca thotë se ka të dhëna dhe fakte edhe për përfshirjen e të kallëzuarit Ardian Dvorani në këtë skemë, i cili ka vepruar në cilësinë individuale dhe jo në emër dhe me autorizim të Këshillit.

Etiketa: Etilda GjonajIlir MetaKushtetutaNew York TimesWashington Post

Të Lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

nga 27
13:36 | 03/04/2026
0

Shtatë punonjës policie janë pezulluar nga detyra për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale për rastin...

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

nga 27
13:16 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Para
Regjizori Harvey Weinstein shpallet fajtor për ngacmim seksual

Regjizori Harvey Weinstein shpallet fajtor për ngacmim seksual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • U bëre deputete duke shitur kulla –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com