Çelja e negociatave mund të jepet në data të ndryshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (dokument) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çelja e negociatave mund të jepet në data të ndryshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (dokument)

19:08 | 23/02/2020
në Kryesore
0

Read more

Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –

Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –

“Datat për fillimin aktual të negociatave mund të jenë të ndryshme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo ruan parimin e meritës si bazë për një politikë të besueshme të zgjerimit të BE-së.”

Kështu thuhet në raportin e punës së raportuesit për Ballkanin Perëndimor Anne Mulder, i përgatitur gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut. Raporti i kryer në emër të Komitetit të Përhershëm për Çështjet Europiane, i zhvilluar në datat 9 dhe 10 shkurt 2020 ka pasur në qendër përparimet dhe reformat e ndërmarra nga Shkupi zyrtar në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Në raport, thuhet se Raportuesi ka bërë këtë vizitë pune në mënyrë që të kuptojë më mirë përgatitjet e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të pranimit për të cilat Këshilli i Bashkimit Evropian do të vendosë më vonë këtë vit. Vizita e punës u zhvillua në kushtet e metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së të paraqitur nga Komisioni Evropian javën e kaluar.

Raportuesi Anne Mulder në fund të raportit të tij shkruan se secili vend kandidat duhet të gjykohet në meritat e veta dhe më pas të argumentohet për një ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në vendimmarrjen për negociatat e pranimit në BE.

‘Pas diskutimit në Këshillin Evropian në Tetor, Komisioni Evropian rishikoi metodologjinë aktuale të zgjerimit të BE-së dhe propozoi një rishikim. Tema e zgjerimit të BE-së / Ballkani Perëndimor do të vihet përsëri në rendin e ditës për mbledhjen e Këshillit Evropian në 26-27 Mars’, thuhet më tej në raport.

‘Raportuesi ka vërejtur se që nga vizita e fundit në maj 2019, Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të mëtejshëm drejt hapjes së negociatave të pranimit, si pikënisje për një proces që do të çojë në anëtarësimin në BE nëse plotësohen të gjitha kushtet e pranimit. Komisioni Evropian së shpejti do të publikojë raportin e tij të ri të përparimit për Maqedoninë Veriore që do të shërbejë si bazë për diskutim në Këshillin Evropian, me sa duket në fund të Marsit’, thuhet më tej, ndërsa për datat e pranimit mendohet se dy vendet mund të ndahen.

Gjithashtu, në raport thuhet se shumë vende anëtare e lidhin procesin e vendimmarrjes së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë. Por kjo sipas raportuesit për Ballkanin Perëndimor ka bërë që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të kërkojnë një rafinim të procedurës së negociatave për të dy vendet.

‘Kjo do të thotë që Këshilli Evropian mund të marrë vendimin zyrtar në të njëjtën kohë për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Pas kësaj, BE mund të ndajë negociatat me të dy vendet dhe planifikimin e tyre përsëri. Para së gjithash, Këshilli Evropian do të krijojë një kornizë të veçantë negociuese të BE-së për secilin nga vendet kandidate. Shkurt, datat për fillimin aktual të negociatave mund të jenë të ndryshme për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Kjo ruan parimin e meritës si bazë për një politikë të besueshme të zgjerimit të BE-së’, thuhet më tej në raportin Anne Mulder. /newsbomb.al.

DOKUMENTI I PLOTE I RAPORTUESIT PER BALLKANIN PERENDIMOR ANNE MULDER, PER MAQEDONINE E VERIUT:
Screenshot_2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
Screenshot_3_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
Screenshot_4_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
Screenshot_5_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
Screenshot_6_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Etiketa: “Maqedonia e VeriutAnne Mulderballkani perendimorBEÇështje EuropianeKomiteti i PërhershëmShqiperia

Të Lidhura

Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –

Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –

nga 27
13:15 | 05/02/2026
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për...

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

nga 27
12:43 | 05/02/2026
0

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij...

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –

nga 27
12:33 | 05/02/2026
0

Aksi Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht ditën e sotme për shkak të ortekëve që kanë rënë. Përmes një njoftimi në...

Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –

Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –

nga 27
12:17 | 05/02/2026
0

Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit, Gjeroven, Mbolan dhe Veleshnje, organizuan sot, 5 shkurt, një protestë para Bashkisë...

Para
Koronavirusi/ Altin Goxhaj: Këta i kanë hequr shulat mjekësisë

Koronavirusi/ Altin Goxhaj: Këta i kanë hequr shulat mjekësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –

Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –

13:15 | 05/02/2026
Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

12:43 | 05/02/2026
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –

12:33 | 05/02/2026
Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –

Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –

12:17 | 05/02/2026
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma –

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda –

12:05 | 05/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –
  • Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –
  • Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –
  • Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –
  • Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda –
  • Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –
  • Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com