Mesatarja në mësuesi, një mashtrim publik dhe përdorim politik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesatarja në mësuesi, një mashtrim publik dhe përdorim politik

17:31 | 21/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Mirela Karabina Çërraga

Maturantët këto ditë janë njohur me rritjen e mesatares për programet e mësuesisë, të cilën e ka njoftuar vetë ministrja e Arsimit. Kështu, në këto programe do të pranohen maturantët që do të kenë notën mesatare mbi 8 me “qëllim rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe kthimin e dinjitetit të mësuesit”. Gjithashtu, sipas ministres, për arsye të mungesës së mekanizmit për të nxjerrë nga sistemi mësuesit jo në nivelin e duhur, studentët më të mirë do të bëhen mësues duke ofruar shembuj të vendeve të zhvilluara.

E thënë nga Ministrja, duket e bukur për ta besuar dhe e lehtë për ta realizuar. Pra, Qeveria dhe Ministria e Arsimit paskësh në dorë, gjithçka, edhe cilësinë, edhe dinjitetin, edhe rekrutimin edhe punësimin e mësuesve.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Dhe këtë e sillka veç një mesatare e rritur?! Rritja e mesatares në programet mësuesi, me demek për cilësi, ka të bëjë me universitetin të cilin kjo qeveri as nuk e di dhe as nuk paraqet interes ta dijë se si ai formon mësues. Ndërsa për cilësinë në mësimdhënie dhe dinjitetin e mësuesit me Reformën Kurrikulare në Arsimin Parauniversitar, tashmë të dështuar, qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë dëshmuar politikën shkatërruese ndaj sistemit arsimor dhe rrënimit të figurës së mësuesit.

Kështu pra, gjithë propaganda e rritjes së mesatares për cilësi nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim publik dhe përdorim politik për të vazhduar me një arsim të çorganizuar dhe mësues të dobët dhe të frikësuar.

Por, meqenëse qeveria qenka e interesuar për cilësi mësuesish, atëherë para penalizimeve apo masave zbatuese me VKM-ra, ka detyrimin të shpjegojë se çfarë po ndodh, pikë së pari, me formimin universitar të mësuesve pasi:

Universiteti i Tiranës, më i madhi në vend, diplomon mësues pa pasur një fakultet edukimi apo një qendër ndërfakultetore të formimit të mësuesve por ka vetëm një departament të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, kështu që secili fakultet nxjerr mësues sipas mënyrës së vet pa pasur një strukturë të posaçme;

universitetet rajonale kanë fakultete edukimi të ndërthur me të tjerë p.sh., ai i Elbasanit dhe i Shkodrës bashkë me Fakultetin e   Shkencave Sociale, ndërsa Vlora ka një department edukimi në Fakultetin e Shkencave Humane, gjithashtu diplomon mësues edhe Fakulteti i Shkencave Teknike, po ashtu dhe Korça ka një Fakultet të Filologjisë dhe Edukimit dhe një të Shkencave të Natyrës që diplomon mësues; universitetet rajonale janë kthyer nga qendra të zhvillimit shkencor në qendra kursesh profesionale pasi qeveria dhe ministria, duke i shpërfillur ata me rritjen e mesatares për programet e mësuesisë, ka çuar në mbyllje programesh studimi duke rrezikuar gradualisht dhe mbylljen e këtyre universiteteve apo tjetërsimin në kolegje profesionalë dyvjeçarë.

Dhe sigurisht, mungesa e një strukture të posaçme dhe të unifikuar të formimit të mësuesve prodhon programe studimi dhe tituj diplomash që dëshmon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie për ta zgjidhur këtë.

Dhe sot jemi në situatën që:

-për të diplomuarit në gjuhë të huaj në Universitetin e Tiranës ofrohet vetëm “Master shkencor në mësuesi”, për të diplomuarit në kimi, informatikë, fizikë e biologji “Master i shkencave me profil mësuesi”, ndërkohë që për të diplomuarit në gjuhë-letërsi, histori ofrohet “Master profesional”; diku ofrohen mastera profesionalë për mësuesi në arsimin e mesëm të ulët (AMU) për të gjithë degët; diku ofrohen diploma për arsimin e mesëm të lartë (AML); diku diplomë “Master shkencor në mësimdhënie”, “Master shkencor në mësuesi për arsimin fillor”.

Pra, titujt të ndryshëm diplomash për të njëjtin program studimi me 120 kredite që sjell një konfuzion dhe çoroditje në sistem pasi: të gjithë mësuesit e rinj njëlloj do t’i drejtohen provimit të licencimit; dhe paqartësi në punësim të studentëve të cilët jo rrallë herë detyrohen të bëjnë dy mastera, pasi diku i thonë duhet master profesional e diku shkencor.
Pra, një katrahurë e vërtetë!

Dhe nuk mjafton kjo, por pas përfundimi të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, pra fakultetit, kandidati për mësues i nënshtrohet një vit praktike pa pagesë, pastaj do kalojë në provimin e licencimit si mësues dhe, më pas për punësim në portalin politik digjital të qeverisë që e hap kur e do dhe si e do ajo, në fillim, në mes apo në fund të vitit shkollor.

Pra, me diploma të paqarta në një rrugëtim 7-vjeçar apo dhe 8 për t’u bërë mësues dhe pasiguri për vendin e punës, këtë ofron kjo qeveri për mësuesit e rinj dhe në sistem.

Kështu që, sot mësuesia është në emergjencë dhe për ta shpëtuar atë, fillimisht, duhet:

– të unifikohen programet e formimit universitar të mësuesve dhe fakultetet e mësuesisë të prodhojnë mësues dhe jo vetëm t’i diplomojnë ato;

– të përcaktohen dhe qartësohen diplomat e mësuesit për secilin cikël shkollimi: mësuesi i Ciklit Fillor (CF) të ndjekë një program studimi, bachelor dhe master profesional, dhe pse jo më vonë për thellim të mëtejshëm profesional apo specifika të të punuarit me fëmijë të vegjël, të vazhdojë programe në fushën e pedagogjisë, psikologjisë, fëmijëve me nevoja të veçanta e të tjera;

– mësuesi i ciklit të mesëm të ulët (AMU) dhe mësuesit e ciklit të mesëm të lartë (AML) të ndjekin një program studimi bachelor dhe master profesional që të jenë mësues;
mësuesit e ciklit të mesëm të lartë (AML) ndoshta ka ardhur koha që të bëjnë dallimin dhe të kenë dhe një program tjetër studimi, ndoshta një master shkencor, dhe, jo vetëm dallim në diplomë fakulteti me mastera të paqartë.

Dhe kështu, programe të unifikuara dhe diploma të qarta do të jetë hapi i parë i kujdesit ndaj cilësisë së mësuesit, krahas një sërë problematikash që presin zgjidhje. Por, të flasësh për cilësi mësuesish kur nuk e siguron atë, të flasësh për dinjitet mësuesish kur e shpërfill atë nuk është asgjë tjetër, veçse, është një mashtrim publik dhe përdorim politik sepse “luan” me ndjeshmërinë ndaj cilësisë dhe figurës së mësuesit.

Dhe, cilësia dhe dinjiteti vjen jo nga mesatarja dhe përkufizimi por nga jetësimi, jo nga propaganda dhe mashtrimi po nga ndershmëria, transparenca, mbështetja dhe zhvillimi.
Dhe, kjo qeveri dhe ministri nuk dëshiron ta ofrojë këtë…

 

Etiketa: mësuesia është në emergjencëMinistria e ArsimitMirela Karabina Çërragapunësimi i mësuesveReforma Kurrikulare në Arsimin Parauniversitar

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Meta takon raporteren e PE/ “Qëllimi i mazhorancës është rikthimi i diktaturës”

Meta takon raporteren e PE/ "Qëllimi i mazhorancës është rikthimi i diktaturës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com