Tensionet mes Presidentit dhe qeverisë/ Patozi: Një kacafytje e shpifur mëkatarësh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet mes Presidentit dhe qeverisë/ Patozi: Një kacafytje e shpifur mëkatarësh

17:00 | 20/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se tensionet mes presidentit dhe qeverisë janë një kacafytje e shpifur mëkatarësh, të cilës shpreson t’i shkojnë deri në fund, pasi siç thotë ai, e keqja shqiptarëve i ka ardhur nga marrëveshjet dhe jo nga përleshjet e bajlozëve.
Postimi i plotë i Patozit:
Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë. E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërisht penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes.
Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i meritojmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen. Mënyra se si po duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar. Sigurisht, me votë.
Sepse gjëmat më të mëdha këtij vendi nuk i kanë ardhur gjatë kohës së përleshjeve të shpeshta të bajlozëve për territor, por gjithmonë në stinën e dashurive të tyre me kontratë. Ndaj edhe nuk është lajm i keq që duken të vendosur në përplasjen finale për jetë a vdekje, ndonëse është shumë fyes dhe poshtërues niveli i degradimit të debatit publik edhe për qytetarin më pa pretendime në Shqipëri. Por, tek e fundit, jetojmë në një rend shoqëror, që nuk e njeh përgjegjësinë kolektive, ndaj dhe nuk kemi pse të ndjehemi keq për turpin e tyre.
Asnjë keqardhje për “Rilindjen” e lodhur nga zullumet e veta të panumërta, të cilës në një farë mënyre po i kthehet mbrapsht investimi i vet kryesor i tre vjetëve më parë. Sepse meraku i atëhershëm ishte thjesht sistemimi i dy njerëzve, njëri prej të cilëve shkoi në Presidencë, kurse tjetrit iu dha pazar. Natyrisht, as për të tjerët, të cilët hallet e veta të komplikuara për pushtet dhe drejtësi po duan të na i shesin si sakrificë historike në emër të kushtetutës, që po përdhunohet.
Ndaj nuk duhet humbur asnjë çast për të vrarë mendjen se kush prej tyre ka më shumë të drejtë në këtë kacafytje të shpifur mëkatarësh, e cila shërben kryesisht për të na kujtuar edhe një herë se sa keq jemi katandisur për shkakun e tyre.
Në këto kushte, i vetmi merak duhet të jetë se mos ndërrojnë mendje rrugës dhe tërhiqen me marifet, duke e lënë prapë përgjysëm revolucionin, sepse deri më 2 mars ka shumë kohë, jo vetëm për t’u penduar, por edhe për të menduar, ëndërruar dhe, pse jo, përgatitur 1 prillin tjetër.

Etiketa: Astrit Patoziedi ramaIlir MetaKryetari i Bindjes DemokratikeShqiperiatensionet mes presidentit dhe qeverisë

Të Lidhura

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Para
Kamioni kaloi nga Shqipëria, ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Konfiskuam vetëm 1 kg kokainë

Kamioni kaloi nga Shqipëria, ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Konfiskuam vetëm 1 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com