shkruan Fahri Xharra
“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit.
Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm” Pausanias (110 prK -180 prK:) (Pausania lib.VIII. 1.4).
Pseudo-studiuesit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mohojnë rrënjët pellazge-ilire-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë.
Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat, para-ilirët autoktonë (të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bijë të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë”, si të gdhirë në Evropë që para shfaqjes së Hënës në hapësirat qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufij e nuk kishte fqinjë.
“Po cila ishte gjuha e pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar pellazgët me arvanitasit e sotshëm” (Gjuha e Perëndive, Aristidh Kola, 2003).
Cilat ishin nëntë muzat që u quajtën greke?
-Të nëntë muzat sipas mitologjisë “greke” ishin: Calliope (Epika), Clio (Histori), Erato (Dashuri), Euterpe (Muzikë), Melpomene (Tragjedi), Polyhymnia (Hymnet), Terpsichore (Vallzimet), Thalia (Komedi), Urania (Astronomi).
Por si lindën këto?
Nëna e nëntë muzave ishte Mnemozina, gruaja e Jupiterit.
Si lindi fjala “Mnemozinë”?
Eshtë një tragjedi e madhe që bota ende nuk e përkrah origjinën e vërtetë të historisë të ashtuquajtur “greke”. Për Mnemozinën në Enciklopedinë e Oxfordit shkruhet: “Origin : “From Greek mnēmosunē, literally “memory”. (https://en.oxforddictionaries.com/definition/mnemosyne)”. Pra, me këmbëngulje fjalë greke!
Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dimë që nga gjuhët e vjetra e kemi vetëm pellazgjishten, e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotët, Thesalët, Thrakasit, Ilirët, Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Schneider).
Atëherë si shpjegojet emri “Mnemozinë”? Këtë e shpjegon pellazgishtja e dikurshme ose shqipja e sotit: Mne – Ment, Mendje, inteligjencë dhe msoi, me msue, nga rrënja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson diçka dhe ment – menia, të menduarit. Pra, Mnemosina ishte Perëndesha e të mësuarit, nga e cila linden të nëntë muzat, në greqisht “musai” që rrjedh nga shqipja Msois – mësuese, arsimtare (E. Schneider).
Mnemosina, Perëndesha e mbajtjes në mend, nëna e muzave merret si perëndesha më e fuqishme e kohës së saj. Ishte dhunti e saj që ne të kishim arsyen, të parashohim rezultate, që është themel për civilizimin.
Mnemosina i takonte familjes së titanëve, dhe ishte brezi i parë i hyjnisë pellazgjike. Prindërit e saj ishin Kroni dhe Gaia. Mnemosina ishte me flokë të dredhur plot shkëlqim .
Perëndesha Mnemosinë ishte edhe filozofja e parë, me fuqinë e logjikimit Ajo ishte e para që i emërtoi të gjitha objektet që na rrethojnë, duke ia dhënë njerëzimit mundësinë e bashkëbisedimit. Edhe vendosja e gjërave në mbajmendje dhe rikujtimi i përshkruhen kësaj Perëndeshe.
Pra, cilat ishin nëntë muzat?
Calliope, Muza e poezisë epike
Clio, Muza e historisë
Erato, Muza e poezisë lirike
Euterpe, Muza e muzikës
Melpomene, Muza e tragjedisë
Polyhymnia, Muza e poezisë së shenjtë
Terpsichore, Muza e kërcimit dhe këndimit
Thalia, Muza e komedisë dhe e poezisë idilike
19.02.20, Gjakovë