Nga Mehmet Elezi
U shfaq në intervistat e para si kryetar qeverie. Është nga ata që në Perëndim quhen “kafshë politike”.
Përparësi:
Nuk është përfolur për korrupsion.
Nuk është përfolur për gisht në krime të pazbardhura.
Bart energjinë e një opozite kurrë të përgjumur, me fantazi, agresive.
Pika të dyshimta, që dihen:
Ka anuar nga e majta e skajshme; është quajtur enverist.
Është përfolur për lidhje të tepruara me segmente islamiste.
Duhen intelekti dhe nuhatja për të nxjerrë mësime.
Për të mos lejuar që bombat tymuese në Kuvend të rishfaqen në trajtë premtimesh tymuese në qeverisje.
Për të qenë pragmatist, pa lëshuar te parimet.
Duhet edhe vullneti.
Kosova në pritje.
Jo vetëm Kosova.
09 shkurt 2020
Vrasësi i edukimit
Nga Luçiano Boçi Nuk e mendoja që tronditjes së opinionit publik për vrasjen e nxënësit 14-vjecar Martin Cani, do i...