Forca e Ligjit ka nisur aksionin për sekuestrimin e pasurive të paligjshme në qytetin e Shkodrës.
Sipas policisë së Shtetit në shenjestër do të jenë edhe dy familje të tjera që dyshohet se e kanë vënë pasurinë përmes veprimtarisë së kundraligjshme.
Bëhet me dije se në këtë aksion fillimisht do t’u dorëohen formularët e deklarimit të pasurisë familjes Bajri. Kjo e fundit ka 48 orë kohë që të justifikojë pasurinë.
Sa i përket familjes Doçi, mësohet se policia ka shkuar sot për t’i sekuestruar pasurinë.
Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës sëbashku me familjen Hajri në 17 janar të këtij viti duke rezultuar me vrasjen dhe groposjen e këtij të fundit.