Pas konferencës në Berlin të kryeministrit Edi Ramës me kancelaren gjermane Merkel, ku kjo e fundit shprehu angazhimin e saj për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.
Në një postim në Facebook, Meta e përshëndet angazhimin e Merkel si dhe shton se harta e 9 kushteve të Bundestagut është më e sigurta e rrugës europiane të Shqipërisë.
POSTIMI I ILIR METËS
Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!