Presidenti Ilir Meta në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore, të cilën e shikon më shumë si një shfajësim të palëve, sesa një marrje përgjegjësie.
Meta ka deklaruar se është i gatshëm për një tryezë tjetër, në të cilën do të ketë më shumë përgjegjshmëri.
“Jemi më shumë në një marrëveshje shfajësimi të palëve sesa në një tryezë kur palët kanë marrë përgjegjësinë. Ky është një hap i vogël pozitiv sepse miratimi i kësaj reforme ishte një nga kërkesat e para të Bundestagut, duke shpresuar që të mos ketë ndinjë surprizë rrugës.
Kërkohet një tryezë tjetër më e përgjegjshmë, pasi reforma nuk zgjidh ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por është mjaft vonë, pasi dëmet janë bërë”, shprehet Presidenti Ilir Meta.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...